Panariti: Cenimi i autonomisë Universitare, e skllavëron përfundimisht sistemin!

487
Sigal

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar mbi protestën e studentëve dhe situatën e arsimit të krijuar në Shqipëri.

Statusi i plotë:

Tete kerkesat e studenteve janë të qarta, te mirë artikuluara dhe minimaliste! Si realizimi ashtu dhe mos realizimi i tyre është në doren e qeverise! Thelbi i ceshtjes është dhe mbetet buxheti i pamjaftueshem sa gjysma e asaj që ishte te premtuar, tarifat penalizuese dhe jashtë mundesive të studenteve e familjeve të tyre, kushtet mjerane të infrastruktures për studim dhe jetese. Te gjitha keto, studentet ne revolte ja kerkojne qeverise dhe qeverisjes! Kjo e fundit për të shmangur pergjegjesine dhe justifikuar mungesen e vullnetit për plotesimin e tyre e transferon problemin plotesisht te universitetet publike dhe stafi akademik. Morali i ngjan fabules së ujkut më qengjin. Behuni gati tu ha, se po më turbulloni ujin e burimit nga poshte!! Prandaj me vendime qeverie dhe ne konflikt të hapur me autonomine universitare të garantuar me ligj, po shtrihet masha e ekzekutivit në marrjen e kompetencave të universiteteve për të arritur në kontrollin e centralizuar të tyre…Kapja e elitave shënon aktin final të skllaverimit të sistemit.