Panariti: “Bujqësia u dyfishua, eksportët e prodhimeve shqiptare u trefishuan”

444
Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, i ftuar në një emision, ku foli për zhvillimet në bujqësi, rritjen e eksporteve dhe të prodhimit vendas, çështjen e subvensioneve për vitin 2017, reformën në veterinari, si dhe situatën politike e kandidaturat e mundshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. 

Më poshte intervista e plotë
Z.Panarit, do doja së pari të nismin nga bujqësia, e cila ka qenë në qendër të reformave dhe në çfarë stadi ndodhet sot ajo…

Së pari dua të ndaj me ju disa tregues të këtij sektori, të ndodhura ndonjëherë edhe përbvallë abuzimeve apo keqkuptimeve të të disa të dhënave statistikore jo të mirëkonceptuara dhe jo të ndërtuara drejt. Ajo që po ndodh në bubjqësinë shqiptare, është me një dinamikë intensive dhe treguesi domethënës i kësaj dinamike, është rritja e eksporteve ku ne kemi pasur dyfishim të eksporteve të perimeve dhe frutave të freskëta, kemi pasur trefishim të produkteve të vezëve, ku për herë të parë ne jemi prezent me vezë të freskëta në tregjet e Gjermanisë dhe Greqisë, kemi pasur gati 35 për qind më shumë rritje të eksporteve të peshkut dhe në njëfarë mënyrë, ky është treguesi i drejpërdrejtë i rritjes së prodhimit bujqësor në tërësinë e tij, ku një ndër arritjet më të mëdha, do të thoja është edhe përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës bujqësore, veçanarisht i rritjes së pikave të grumbullimit, që ka qenë dhe fokusi i investimeve të mëdha në fushën e bujqësisë. Në vitin 2013, ne kemi pasur 56 pika grumbullimi, tashkemi kemi 160 të tilla, gjë që ka bërë të mundur që prodhimi bujqësor të të profilizohet, pasi janë pikat e grumbullimit, ato që i japin perspektivë prodhimit, e lidhin atë me tregun, por njëkohësisht e profilizojnë atë, i tregojnë fermerit, se kush është ai prodhim që ka avantazh krahasues dhe konkurues dhe për të cilin ia vlen të punohet, investohet, sepse ka edhe treg të garantuar. Prandaj dhe jo rastësisht, skemat tona nuk kanë qenë skema të projektuara si skema të asistencës sociale, por kanë qenë financime që kanë shkuar kryesisht si fonde investimesh, kryesisht në ato që unë i quaj ënë të bujqësisë shqiptare”, sepse mund të prodhosh, por në radhë të parë, duhet të kesh se ku ti grumbullosh, depozitosh. Ndaj, ne jemi investuar në pikat e mëdha të grumbullimit, magazinat frigoriferike, por njëkohësisht jemi investuar shumë edhe në zgjerimin e sipërfaqeve të serave. Praktikisht, në vitin 2013, ne kemi pasur 1024 hektarë sera, ndërsa tani kemi 3200 hektarë, sipërfaqe më sera, gjë që ka bërë të mundur të 3-4 fishojmë prodhimin nga serat dhe njëkohësisht shoqëruar kjo me investime të mençura që kemi bërë në zgjerimin e kapaciteteve të grumbullimit, pikave të grumbullimit. Në këtë mënyrë, kemi bërë të mundur zinxhirin e konsoliduar të vlerave, lidhjet e prodhimit me tregun. Gjithnjë e më pak, ne po shohim modelin e bujqësisë së mbijetesës, që ka qenë e bazuar ne modelin “një fermer i bën të gjitha”, edhe prodhon, edhe del buzë rrugës e tenton ta shesë, bën dhe transportuesin. Fermeri duhet të bëjë vetëm prodhuesin, janë të tjerë aktorë ata që bëjnë transportuesin, grumbulluesin dhe lidhjen me tregun. Ne jemi të vendosur për të shpëkutur përfundimisht bujqësinë nga modeli i bujqësisë së mbijetesës, i bujqësisë së të bërit gjithëçka dhe natyrisht të ndërtojmë bujqësinë e zinxhirit të vlerave, ku secili ka rolin e vet. Prandaj, nëse ne kemi pasur këtë 3-fishim të eksporteve, kemi pasur dyfishim të prodhimit bujqësor dhe një rritje në tërësi të këtij sektori, i cili zë statistikisht 21 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por në këndvështrimin tim zë akoma më shumë, por duke qenë se akoma nuk jemi në formalizim të plotë të këtij sektori, shumë gjëra mbeten të paraportuara. Ky sektor është gjeneruesi më i madh të të ardhurave për ekonominë kombëtare, është i vetmi sektor i mirëfilltë prodhues.

Z.Ministër, përsa i takon çështjes së subvensioneve për vitin 2017, në cilat sektorë janë të fokusuara dhe sa është shuma, nëse mund ta quajmë kështu, për t’u injektuar në bujqësi?
Në kemi planifikuar për të injektuar afërsisht 16 milionë dollarë, si fonde të mbështetjes së drejtpërdrejtë të mbështetjes së fermerëve. Risitë e këtyre skemave për këtë vit, janë mbështetja në masë më të madhe e bujqësisë organike. Ne kemi vënë re që Shqipëria ka avantazhe të mëdha në bujqësinë organike, pra fermat që janë të certifikuara, që në rang kombëtar llogariten në afërsisht 200, do të jenë përfituese të një subvensioni që do të shkojë deri në 2 milionë lekë (të vjetra) për fermë. Njëkohësisht, ne për herë të parë, kemi ulur numrin e krerëve të blegtorisë për tufat, nga 100 në 50 për të imtat për të zgjeruar bazën e përfituesve. Pra, prakisht, jo vetëm ata që kanë pasur mbi 100 krerë të jenë përfitues, por edhe ata që kanë nga 50 e sipër të jenë përfitues të masës së subvensionit, pra duke e dyfishuar bazën e përfituesve. Njëkohësisht, jemi të fokusuar edhe të investimet përpikat e mëdha të grumbullimit, magazinat frigoriferike, bazhot, punishtet, pasi këto i japin vlerë të shtuar prodhimit, por veç kësaj, natyrisht i japin dhe perspektivë prodhimit. Pra, një pjesë e madhe e fermerëve, nuk kanë problem të prodhuarit, por se kush jua blen, kush jua grumbullon. Pra, duke zgjeruar kapacitetet ruajtëse, përpunuese, ne i japim përspektive fermerit për të garantuar hedhjen në treg të produkteve që ai prodhon. Natyrisht një pjesë e madhe e subvensioneve do t’i kalojë dhe sektorit të akuakulturës, që është një sektor në rritje. Ju e dini që konsumi i peshkut në tërësi, në rang botëror po rritet, por edhe tek ne, pasi nëse konsumonim një herë në dy javë peshk, ky produkt po kthehet thuajse në pjatë të përditshme dhe natyrisht, kjo nuk mu d të garantohet vetëm nga peshku i detit, por edhe ai i rezervuareve. Prandaj ne po përkrahim shumë të gjitha investimet në akuakulturë, qofshin këto në ujra detare, nëpërmjet koshave për rritjen e levrekut, kocës etj, por edhe në ujrat e brendshme për rritjen e troftës, pikërisht për të krijuar më shumë oferta për tregun dhe konsumatorët e peshkut.

Doja të diskutonim pak edhe për Ligjin e Veterinarisë. Është hartuar pra ligji dhe pyetja shtrohet, cilat janë problemattikat që janë evidentuar dhe çfarë parashikohet apo mund të zgjidhet në një kohë afatshkurtër?
Reforma e veterinarise ka qenë një nga reformat më të suksesshme të ndërmarra në fushën e bujqësisë dhe ka sjellë për herë të parë, nën një çati të vetme administrative një sistem i cili ka qenë i shkalafitur, i ndarë në disa autoritete, të cilat nuk komunikonin pasi nuk ishin pjesë e një zinxhiri, për shembull, një pjesë e veterinarisë ka qenën nën pushtetit lokal, një pjesë nën Ministrinë e Bujqësisë dhe një pjesë nën kontrollin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Kjo situatë mori fund me reformën e re të veterinarisë, ku trupa veterinare është një dhe përgjigjet përpara një ligji unik dhe funksionon si një trupë integrale. Kjo ka rritur shumë ndjeshëm përgjegjshmërinë, por edhe mbulesën me asistencë, me ndihmë veterinare dhe mbulimin e gjithë territorit, qoftë në diagnozën veterinare, të parandalimit, vaksinimit apo gjurmimit të sëmundjeve. Dhe pikërisht ligji që kaloi së fundmi, si nismë ligjore që synon ta bëjë operative këtë trupë veterinare të njësuar tashmë, edhe përballë sfidave të reja që kemi, përballë sëmundjeve të reja që po shfaqen, për fat të keq, vit mbas viti, ku dhe përgjegjshmëria e këtij sektori është më e madhe. Natyrisht, ne këtë vit kemi siguruar, falas, edhe falë insistimit tim personal pranë Bashkimit Evropian, të gjitha dozat vaksinale për sëmundjet që qarkullojnë në vendin tonë, jovetëm për Dermatozën Nodulare, por edhe për Brucelozën, për Plasjen. Kemi tashmë stokun vaksinal të plotë. Por, nuk mjafton ta kesh vetëm të gjithë sasinë, por vaksinimi duket kryer. Por, kjo nuk mund të bëhet vetëm me trupat veterinare që janë pjesë të Drejtorive të Bujqësisë, prandaj unë kërkova edhe në mbledhjen e Qeverisë, që me një urdhër të kryeministrit, të mobilizojmë edhe veterinerët e bashkive, të cilët duhet t’i bashkohen fushatës së vaksinimit, e cila ka filluar, por që duhet të përfundojë mundësisht brenda muajit maj, në mënyrë që tufat e bagëtisë, gjedhët apo të imtat, të imunizohen dhe të mos preken nga këto sëmundje tepër të rrezikshme. Ndërkohë, për herë të parë, ne kemi arritur regjistrimin, matrukullimin e blegtorisë në të gjithë vendin. Praktikisht, mund të themi me kranari, që e gjithë tufa e blegtorisë, qoftë e të imtave, qoftë ajo e gjedhit, e derrit, është e matrikulluar. Madje, ne kemi matrikulluar edhe kosheret e bletëve dhe nuk ka koshere, që nuk është pjesë e një databaze të qëndrueshëm, ku përcaktohet me saktësi vendndodhja, gjurmimi, që u bëhet kafshëve, blerëve etj. Kemi për herë të parë, statistika të sakta, bazuar mbi një sistem identifikimi, regjistrimi, pra ajo qe mund ta quajme me fjalë të thjeshta, gjendja civile e kafshëve, kemi kartelizim të kafshëve dhe kjo bën që të gjurmojmë me saktësi një produkt ushqimor, që nga momenti që del në stallë e deri të pjata e konsumatorit. Ky është sistemi i sigurisë dhe gjurmueshmërisë ushqimore, që kemi sinyar të instalojmë nëpërmjet kësaj reforme veterinare.

Z.Panariti, më lejoni të diskutoj me ju edhe çështje politike, pasi është krijuar një situatë krize që pranohet nga të gjitha palët dhe që po tentohet t’i gjëndet një zgjidhje që do të kënaqte të gjitha palët. Ju vetë, si e keni parë këtë krizë dhe si mendoni se do të gjendet zgjidhja, meqë i referohemi rastit konkret, mbërritjes javës që vjen të përfaqësuesit të PPE, vizitë kjo që mund të ofrojë një zgjidhje?
Së pari më lejoni të shpreh mendimin tim, se si kjo krizë u gjenerua. Për mendimin tim, kjo erdhi si pasojë e një helmimi që iu bë jetës politike të vendit, nëpërmjet një retorike të ashpër në parlament, një retorike akuzash, një anatemimi dhe stigmatizimi të pamëshirshëm që i bëmë njëri-tjetrit, duke mbjellë çdo ditë e më shumë klimën e mosbesimit, klimë që përfundoi në një stanciacion, në një ngerç, ku gjysmën e parlamentit e kemi jashtë, duke bërë të mundur qeë ne të ndodhemi tashmë në një situatë, e cila kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë, natyrisht duke e rinstaluar edhe njëherë këtë klimë besimi, që për fat të keq nuk arritëm ta krijojmë në këto tri vite, duke mos krijuar hapësira për dialog, hapsira për kompromis, të cilat duhet të rivendosen urgjentisht. Prandaj unë inkurajoj çdo përpjekje të palëve për të gjetur rrugën e dialogut, të kompromisit dhe jam i sigurt që palët do të arrijnë kompromis, por ky duhet arritur sa më shpejt, në mënyrë që edhe kosto për proceset zhvilluese, integruese të vendit, të jetë sa më e vogël. Ndaj dhe kam ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet e ditës. Unë shikoj që, edhe ajo që dikush e konsideron si një diçka të qëllimtë, pra djegia e dy seancave për zgjedhjen e presidentit. Unë nuk e shikoj si një instrumentalizim për zgjidhjet e krizës, por e shikoj si një përpjekje dhe një përgjegjshmëri të mazhorancës për të përfshirë në procesine përzgjedhjes së kandidaturës për president, edhe të opozitës, për arsye se kreu i shetit është simbol i unitetit të kombit, është garant i kushteturës dhe për rrjedhojë, duhet të ketë një mbështetje dhe konsensus sa më të gjerë. Prandaj dhe Kushtetuta e Shqipërisë e parashikon që tri seancat e para të zhvillohen me 2/3 e votave dhe kjo nuk është bërë rastësisht, duke pasur parasysh edhe përfshirjen e opozitës, pavarësisht se mazhoranca i ka 84 votot. Por, kushtetuta parashikon 2/3 për të përfshirë edhe opozitën.

Por, ka pasur zëra Z.Panariti, që kanë thënë që, mazhoranda, pavarësisht situatës, duhet të kishte ofruar emsin, kandidaturën e saj të paktën, pastaj t’i jepte mundësinë edhe opozitës për emrin e saj në këtë gari për zgjedhjen e presidentit. A do kishte qenë mirë që, qofte edhe në respekt të procedurës, një emër të kishte qenë i pranishëm?
Jam plotësisht me ju, nëse ne do të kishim të bënim me situatë normale, por ne nuk ndodhemi në një situatë të tillë. Pra, propozimi do të ishte plotësisht i logjikshëm, madje, kjo që po ndodh është gati absurde që ne nuk dalim me një kandidaturë, pikërisht se ne ndodhemi në një absurd, ndodhemi në përballë një absurdi, ku kemi një parlament me gjysmën e tij dhe mendoni që do të ishte dhe një provë force, nëse do të propozonim një kandidaturë nga mazhoranca, pa u konsultuar, pa marrë paraprakisht edhe opinionin e opozitës. Për mendimin tim, ky do të ishte një veprim i papërgjegjshëm dhe do të riciklonim përseri situata, të cilat për fat të keq i kemi përjetuar, një president që gjysma do ta pranonte dhe gjysma jo.

Dhe, presidenti në këndvështrimin tim, duhet të jetë një figurë, në mos tërësisht e pranuar, të paktën jo e kontestuar. Në këtë pikëpamje, edhe pëlqimi ose marrja parasysh edhe e opinionit të opozitës, do të ishte e dëshirueshme dhe në këtë pikëpamje, unë e shoh shumë të arsyetuar faktin që po bëhen përpjekje, që edhe çështjen e presidentit ta kemi në kuadrin e një konsensusi. Madje, unë do të thoja që veprimet konsensuale edhe në kuadrin e reformave, kanë qenë ato që kanë sjellë rezultate të qëndrueshme. Edhe në rastin e reformës në drejtësi, ishin numrat për ta kaluar atë pa pjesëmarrjen e opozitës, por ju jeni dëshmitar që u insistua deri në fund për të gjetur konsensus dhe në këtë logjikë, duhet vepruar edhe në zgjedhje tjera të rëndësishme, siç është ajoe e Presidentit të Republikës.

Z.Panariti, biem të gjithë dakord në sensin e gjithëpërfshirje. Të paktën nga informacionet që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale, qoftë edhe mediat print apo online, është artikuluar edhe emri juaj, si një kandidat potencial për të qenë President i Republikës. Nëse do të kishte një konsensus dhe një propozim konkret, cili do të ishte qëndrimi juaj?
Ka një plejadë emrash që qarkullojë këto ditë nga radhët e politikës, madje edhe nga jashtë politikës, si kandidatë për president dhe gjithësecili natyrisht ndihet i nderuar, kur e vëren që mundet të konsiderohet për një kandidaturë të mundshme për këtë post jashtëzakonsiht të lartë. Por përtej kësaj, ajo që është më e rëndësishme dhe do doja që ju të më pyesit se ç’mendim kam për profilin e Presidentit të Republikës, se kjo do të ishte edhe më e rëndësishme. Unë mendoj që, Presidenti i Republikës, përtej së qenurit i pari i vendit, kreu i shtetit, duhet të jetë një autoritet moral, një autoritet, i cili të gëzojë respekt dhe besueshmërinë e palëve, sepse roli i tij është i jashtëzakonshëm, sidomos për të garantuar ligjin themeltar të shetit, Kushtetutën, për të karantuar kohezionin social, kohezionin politik. Presidenti mund të jetë vektor dhe katalizator shumë i rëndësishëm në zgjidhjen e ngërçeve, madje unë do të presupozoja që në këtë mes, edhe në situatën aktuale, roli i Presidentit të Republikës të ishte më aktiv, por për këtë, natyrisht është parakush besimi, që kjo figurë, ky president të ketë ndaj palëve, në mënyrë që më pas të shërbejë si katalizator, si një vektor i zgjidhjes së ngërçeve. Prandaj, përzgjedhja e presidentit është një proces shumë delikat, i cili duhet të marrë parasysh të gjitha këto kritere.

E nëse nesër do të propozohej emri juaj Z.Panariti, cili do të ishte qëndrimi juaj?
Pak më parë e thashë që gjithkush duhet të jetë i nderuar që mund të merret në konsideratë kandidatura e tij për këtë post dhe do të ishte burracakëri që kushdo që e ndjen që mund të kontribuojë, që mund të japë kontributin dhe rolin e tij në drejtimin e institucioneve, të tërhiqet.

Unë kam pranuar përgjegjësi më parë, në kuadrin e formimit të qeverive, qoftë si ministër i jashtëm, qoftë si ministër i bujqësisë dhe në këtë logjikë, mendoj se askush nuk duhet të tërhiqet përpara përgjegjësive.
Sigal