Panariti: Bujqësia në rrezik, programi i ri qeverisës diskriminues

553
Ish- ministri i Bujqësisë dhe deputeti i LSI, ka komentuar në Kuvend programin e qeverisë ‘Rama 2’ për sektorin e bujqësisë. Edmond Panariti tha se mbështetja e bujqësisë në programin qeverisës është diskriminim haptazi ndaj sektorit dhe u shpreh se ky institucion është në rrezik. Panariti tha se fondet e Bujqësisë duhet të shkojnë për investimet, ndërsa thotë se shpreson që buxheti për bujqësinë të ketë qenë një lapsus.
“Mbështetja e Bujqësisë në programin qeverisës diskriminin ndaj sektorit. Të ulet barra fiskale dhe tatimore mbi prodhuesit dhe përpunuesit. Fondet për bujqësinë jo asistencë sociale. Rritje e investimeve në ngritjen e pikave të grumbullimit dhe përpunimit, në ndërtimin e serave çelësi i suksesit të drejtimit të Bujqësisë nga LSI. Nuk mjafton vetëm të kesh fonde por duhet të dish si ti përdorësh ato. Krijimi i zinxhirit të vlerave përdorimi më i mençur i fondeve. Përdorimi populist i tyre, një shpërdorim i garantuar.”- tha Panariti. 
Sigal