Panariti: Bujqësia hov të madh, për 5 muaj janë rritur eksportet me 27%

504
Mesa duket për sigurimin e fermerëve do të aplikohet një model i ri, i cili u jep atyre garanci për prodhimin.  Kështu është shprehur ministri I Bujqësisë Edmond Panariti në lidhje me shjpenzimet e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, siç janë edhe përmbytjet.
“Shteti nuk mund të jetë aktori i vetëm në koston e përmbytjeve, pavarësisht se do jetë aty si ndihmë. Për të dhënë një zgjidhje të qëndrueshme, ne bëmë hapin e parë të sigurimit të fermerëve. Të cilët kryesisht kanë investuar nëpër sera. Futemi në një drejtim të ri të investimeve shqiptare për të siguruar dhe mbrojtura ata nga fatkeqësitë natyrore. Bujqësia konsiderohet si ‘shtëpi pa çati’. Nuk është vetëm ky qëllimi i vetëm, pasi duke futur skemat e sigurimit, i afrojmë ata drejt BE. Por edhe bankat janë më të ekspozuar për të rritur sigurinë për policat e sigurimit. Ky është një model i BE. Ky model mban mi veten kosto që i përballon qeveria dhe privati”, tha ministri.
Ministri foli për rritje të eksporteve me 27% për 5 muajt e parë të këtij viti.
“Statistikat të besueshme që vijnë nga doganat. Si bilanc i këtij 5-mujori, eksportet shqiptare kanë rritje prej 27%. Perimet e zarzavatet kanë patur rritje 70% por në total edhe produktet e peshkut rritje 27%. Bujqësia ka marrë një hov edhe për shkak të mbështetjes financiare. Paratë për bujqësinë shkojnë për ngritjen dhe rritjen e kapaciteteve. Janë këto që e lidhin prodhimin me tregun. E gjithë kjo rritje e bujqësisë i referohet faktit që kemi zgjerim të sipërfaqes së serave. kemi pasur 1 mijë ha tani janë 3 mijë ha. Pikat e grumbullimit i japin siguri fermerit. Ne eksportojmë në 22 vende, kryesisht në vendet e rajonit edhe në Maqedoni, në Kosovë dhe në vendet e BE-së. Itali, Rumani, Bullgari, Danimarkë, Zvicër etj.”, deklaroi Panariti.
Sigal