Panariti, BB: Shqipëria plot me rezerva të rinovueshme të ujit por me stres hidrik

454
Sigal

Nga Edmond Panariti 

Pa Koment !

Në Evropë, Shqipëria vjen pas Norvegjisë dhe Suedisë dhe ndodhet në të njëjtin nivel me Estoninë dhe Irlandën për nga sasia e ujit në meter kub për frymë të popullsisë. Sipas Bankës Botërore ajo ofron 9200 metër kub ujë për çdo banor të saj. Thëne me shkurt në Evropë, Shqipëria renditet e treta për nga rezervat e rinovueshme të ujit në dispozicion të popullit të saj. Ndërkaq Serbia, ofron 1179 meter kub ujë për çdo banor të saj, pra 9 herë më pak se ne. Por sipas Bankës Botërore, Serbia klasifikohet të vendet pa stres hidrik për popullin e saj, pra plotëson nevojat dhe shuan etjen. Ndërkaq ne futemi në vendet me stres të lartë hidrik pra thënë ndryshe po thahemi për ujë, pavarësisht se ndodhemi buzë tij dhe rreshtohemi krahas Egjiptit dhe Irakut te cilët janë trecerek shkretëtira!