Panariti: AKU gjoba marramendëse e të paligjshme bizneseve të vogla, i çoi drejt shkatërrimit

422
Sigal

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një statusi në “Facebook” shkruan se AKU po vendos gjoba marramendëse e të paligjshme ndaj biznesve të vogla në vend.

Panariti thekson se gjobat ndaj biznesit të vogël po dërgojnë drejt shkatërrimit biznesmenët në mbarë vendin.

Postimi i Panaritit:

Si u zhvatën dhe u falimentuan me qindra biznese të vogla ushqimore nga AKU me gjoba antiligjore! Me qindra biznese të vegjël ushqimore u detyruan të paguajnë per licensim në QKL në keq interpretim të një VKM të vitit 2009. Përpos kësaj në kapërcim afatesh ata u gjobitën rëndë. Ekzekutori i kësaj fushate ishte AKU, e cila veproi jashtë kompetencave.

Një pjesë e madhe e “të vegjëlve” pa mbrojtje, nuk e përballuan, u rrëzuan dhe i ulën qepenat. Detyrimi për regjistrim në QKL, i qindra bizneseve të vogla ushqimore, i shoqëruar me miliona lekë gjoba si sanksione për vonesë është i kundërligjshëm… Ai nuk është keqinformim.. Ai është një abuzim i cili nuk mund të korrigjohet me “amnisti”… por me përgjegjësi ligjore për ata që e kanë ushtruar.