“Panama Papers “, Vasili: Parajsat fiskale, e kemi vëmendjen tek Shqipëria

453
Kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili në një dalje për media ka folur për çështjen “Panama papers”. Sipas tij, vëmendja maksimale shkon tek gjithçka që lidhet me vendin tonë. “Vëmendja maksimale shkon tek gjithçka që lidhet me Shqipërinë, informacionet që vijnë nga media botërore. Rasti Panama, parajsa fiskale, mendoj që organet e hetimit shqiptar duhet të kenë duke hetuar çdo ngjarje informacion dhe burim. Qipro, ishujt Bahamas, Egjipt, Monako pasi është fare e qartë se mënyra e pastritmit të parave kanë mjedis të ashtuaquajtura parajsa fiskale, ndaj duhet të hetohet”, tha Vasili. 
Besoj që ditët e fundit kanë qenë të ngarkuara me disa informacione të rëndësishme, që vijnë nga bota mediatike e që lidhen në mënyrë të veçantë me ato që konsiderohen parajsa fiskale ku “Panama Papers” ka mbizotëruar gjithë vëmendjen e opinionit botëror, por sigurisht vëmendja jonë maksimale shkon te gjithçka që lidhet me Shqipërinë.

Siç ju jeni në dijeni ka edhe informacione që vijnë nga media botërore ku dhe segmente shqiptare janë të përfshirë në çështjet për shfrytëzimit apo të shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale siç është rasti i Panamasë. Por mendoj që organet e hetimit shqiptar duhet të jenë absolutisht shumë të vëmendshëm për të hetuar çdo ngjarje, çdo informacion, nga çdo lloj burimi që ai vjen, për të gjitha këto lloj ngjarjesh që lidhen me këto parajsa fiskale, në Panama, në Qipro, në ishujt Bahamas, në Dubai, në Monako e gjetkë. Pasi është fare e qartë që burimet e paligjshme dhe mënyrat e pastrimit të parasë apo të evazionit të madh fiskal kanë në këto mjedise, në këto të ashtuquajtura parajsa fiskale, mundësi për të devijuar paratë, që të cilat janë detyrime ndaj fiskut shqiptar, apo për të financuar aktivitete të tjera, ndaj edhe këto hetimit duhen të shtrihen.

Por duke pasur parasysh një nga informacionet e fundit shohim që lidhet me një aktivitet të caktuar, që ka të bëjë me aktivitetin e koncesionimit. Dhe pikërisht për këtë arsye mendoj që nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup deputetësh të Lëvizjes Socialiste për Integrim për përmirësimet e ligjit të koncesioneve, në mënyrë të veçantë për të thelluar dimensionin e transparencës në këtë ligj dhe për të rritur përgjegjshmërinë e madhe publike dhe shtetërore në diskutimin e çdo nisme koncesionare. Është besoj një qëndrim shumë i rëndësishëm, por edhe i dobishëm.

Pasi ky dimension i transparencës, i zhvilluar në mënyrë të veçantë në këto aktivitete, të cilat rezultuan që për shkak të kësaj mungese të transparence të jenë thellësisht dhe të dyshuara për afera të dyshimta të karakterit jo vetëm korruptiv, por jo vetëm kaq, bëjnë që përgjigja e vetme është që nisma të tilla që përmirësojnë thellësisht dimensionin e transparencës, bëjnë të qartë para publikut qëllimin e tyre. Bëjnë të qartë para publikut leverdinë ekonomike të qartë dhe të pa ekuivokë.

Njëkohësisht bëjnë të qartë që kjo është zgjidhja e vetme dhe parlamenti shqiptar është ai që jep do të thosha verdiktin final për to, do bëjë të mundur që të jemi të gjithë së bashku për këto qëndrime që marrim ndaj parave publike, por njëkohësisht dhe për të dekurajuar çdo lloj veprimtarie të karakterit kriminal. Sepse edhe evazioni fiskal dhe fshehja e parave kanë të bëjnë me të tilla, bëjnë që në mënyrë përfundimtare të kemi një qëndrim të ri i cili i mbyll të gjitha shtigjet këtyre veprimtarive të këtij lloji dhe është gjëja më e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë që të dinë më së miri që paratë e tyre përdoren në mënyrë transparente dhe në të mirë të tyre. 
Pyetje nga gazetarët

Presidenti i Republikës ka kthyer të ashtuquajtur ligjin për kamerat e sigurisë. Ju si e vlerësoni arsyetimin me të cilin Presidenti i Republikës e ka shoqëruar këtë kthim në Parlament të ligjit, duke pasur parasysh edhe se deputetë e LSI-së nuk e votuan ligjin në seancën plenare të Parlamentit. Çfarë mendoni se mund të ndryshohet në këtë ligj?

Nuk kanë ardhur ende në Kuvendin e Shqipërisë arsyet e kthimit të ligjit nga ana e Presidentit. Sigurisht që do t’i shqyrtojmë me shumë vëmendje çdo gjë që ai ka argumentuar. Nuk e kam parë. Sigurisht nuk mund të komentoj thjesht nga ajo që bëhet publike në media. Kemi pasur disa arsye që kishin të bënin në radhë të parë, me faturën financiare që do të përballojë qoftë shteti, qoftë biznesi privat për këtë çështje, por dhe disa rezerva të tjera të cilat ishin shprehur në atë kohë dhe nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të tjera. Por të shikojmë dhe cilat janë arsyetimet e Presidentit për këtë çështje. Do të ketë një moment shqyrtimi të dekreteve të Presidentit dhe besoj se aty do të shikojmë dhe cilat janë arsyet, çfarë hapësirash reflektimi, etj.

Si ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, z. Vasili, ju si e vlerësoni debatin që është hapur në shoqëri përsa i përket projektit të Parkut të Liqenit, a mendoni se sidomos pas kontestimeve që kanë arritur deri në përplasje fizike duhet të ketë një rishikim apo ndryshim të këtij projekti?

Nisëm bisedën tonë së bashku me një çështje që kishte të bënte me parajsën fiskale, ku nisma e deputetëve të LSI-së për koncesionet kishte të bënte me zhvillimin e një dimensioni të patjetërsueshëm në demokraci që është transparenca, që shteron të gjitha paqartësitë, hap rrugën edhe për mirëkuptim, jep dhe mirëkuptim.

Besoj që sa më i zhvilluar ky dimensioni i transparencës, do të ishte një hap i madh plus edhe për këtë pyetje që ju bëni dhe besoj se shoqëria shqiptare sa më shumë transparente të bëhet dhe sa më e hapur për publikun të bëhet, do të jetë edhe më e qetë. Por dhe nismat do të jenë më mirë të mbështetura dhe pse jo dhe jo të keqkuptuara për shkak të shpjegimit të gjerë që mund të bëhet. Ndaj mendoj që në të gjitha pikëpamjet të zhvillojmë këtë dimension të transparencës me të gjithë fuqitë që kemi. 
Sigal