Panairi i karrierës tek UBT, Ruçi: Mbështetja të shkojë tek fermerët dhe jo sekserët

93

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka qenë sot i pranishëm në Universitetin Bujqësor i Tiranës, në kuadër të panairit të karrierës. Teksa vlerësoi të rinjtë për zgjedhje të këtij profesioni, Ruçi tha se fuqia e diplomave është ende e vogël për tregun.

Po ashtu Ruçi tha se sektori i bujqësisë dhe zhvillimi rural kërkojnë mbështetje, ndërsa shtoi se mbështetja të shkojë të fermerët dhe jo sekserët.

“Fragmentarizimi i tokes eshte pengese per zhvillim. Fermeret kane rreth mbi 1 milion prona te ndara. Por ndarja e fermereve nuk favorizon produktivitetin. Ka ende mungesa ne sistemin vadites. Bujqesia dhe zhvillimi rural kerkojne mbeshtetje. Mbeshtetja te shkoje te fermeret, jo sekseret. Kuvendi vitet e fundit ka bërë mjaft ndryshime që mbështesin bujqësinë. Duhet të hedhim më shumë sytë nga tregjet e vendit, nga deti, liqenet, nga peshkatarët. Ju duhet të ndihmoni më shumë ata me profesionist. Fuqia e tregut të diplomave që lëshoni është ende e ulët. Ndaj Kuvendi, qeveria, kryeministri do ju ndihmoj. Unë ju premtoj se do na keni në mbështetje të profesionit tuaj fisnik”, tha Ruçi.