Pamje tronditëse/ Dhunë shtazarake ndaj një djali në Tiranë, Policia s’merr asnjë masë

733
Sigal

Rikthehet edhe një herë rasti i rëndë, që bëri bujë në mediat e vendit.

Është ish kryeministri Sali Berisha, që përmes një postimi në Facebook, kujton ngjarjen e bërë publike më 1 qershor, ku në videon e publikuar dukej një adoleshent i rrethuar nga një grup djemsh që e godasin njëri pas tjetrit në fytyrë dhe në trup dhe e detyrojnë të thotë fjalë të turpshme, denigruese.

Sipas tij, me mosveprimin e saj, Policia e Shtetit po nxit dhunën.

“I riu dhunohet shtazërisht! Narkopolicia me qëndrimin e saj nxit dhunën! Por edhe mësuesit dhe drejtoresha e shkollës “Drita Pelingu” kanë heshtur”, shkruan Berisha ndërsa publikon edhe mesazhin e një qytetari.

Përshëndetje Doktor desha të denoncoj këtë rast dhune. I riu është dhunuar barbarisht dhe policia e Sandër Lleshit nuk mer masa për këta horra që enden te lirë. Faleminderit Doktor po e publikove. Të vihet drejtësi për këtë njeri të pafajshëm .

Përshëndetje Z.Berisha! Ajo video që shperndave ku dukej ai djali që dhunohej nga një grup çunash ka muaj që është bërë, në dijeni të asaj video ka qenë edhe drejtoresha, edhe mësueset e shkollës ku studiojnë ato çunat. Është shkolla Drita Pelingu (9- vjeçare) dhe i gjithë stafi i asaj shkolle së bashku me policin kanë heshtur!

Ja çfarë do të deklaronte policia pas publikimit të rastit në të gjitha mediat e vendit:

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me videon e publikuar në emisionin “Stop”, ku pretendohet se Policia e Shtetit nuk ka vepruar kundrejt dhunës së ushtruar ndaj të riut, sqarojmë se:

Në datë 08.04.2019, Komisariati Nr. 2, Tiranë nisi procedimin penal ndaj 3 shtetasve të mitur:
– E.A.,16 vjeç, banues në Tiranë;
– K.M., 16 vjeç banues në Tiranë;
– K.H.,15 vjeç banues në Tiranë.

Ata dyshohet se kanë dhunuar shtetasin J.M.,16 vjeç banues në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe ka proceduar penalisht 3 shtetasit në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

Materialet hetimore në ngarkim të shtatasve i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje, në bashkëpunim”.