Paloka: Zgjedhjet në Dibër do të jenë test për mazhorancën

465
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ishte sot në Dibër ku foli për videoskandalin ku u përfshi ish-kreu i bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili. Paloka tha se zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Dibër do të jenë një test për mazhorancën, nëse do të ketë ose jo vullnet për zgjedhje të ndershme. “Fati e deshi që Dibra të provojë këtë mazhorancë sesa e gatshme është të bëjë zgjedhje të ndershme”, tha Paloka. Deputeti demokrat kërkoi që qytetarët dibranë të braktisin rilindjen dhe të kthehen drejt demokracisë dhe progresit. “Doli që Rilindja nuk ishte drejtimi i duhur dhe dibranët për kaq kohë duhet ta kenë kuptuar se duhet të rikthehen nga fillimi drejt demokracisë dhe progresit”, u shpreh ai.
Sigal