Paloka: Tahiri kërcënoi sërish Ramën me fjalët e tij

515
Pas deklaratës së Tahirit se “nuk ka bir nëne e bir k**ve që e ndalon”, ka reaguar me një status në Facebook, deputeti i PD-së, Edi Paloka. Ai shkruan se “Tahiri ka kërcënuar për herë të dytë Edi Ramën publikisht dhe madje ka përdorur shprehje të vetë atij për ta kërcënuar”. Tahiri kërcënon për herë të dytë Ramën publikisht. Ka përdorur përsëri një shprehje të Ramës për ta kërcënuar : “Nuk ka bir nëne dhe bir kurve të më ndalojë…” kërcënoi dje Tahiri me të njëjtën shprehje që përgjigjej dikur Rama për akuzat e korrupsionit që i bëheshin kur ishte kryetar bashkie. Paralajmerimi i parë i Tahirit ndaj Ramës u bë publikisht në fillimet e skandalit po me një shprehje të përdorur nga Rama: “nuk keni parë asgjë akoma”.
Sigal