Paloka-Ramës: Je i droguar me kokainë, të mbajti doza 3 orë

431
Pas fjalës së kryeministrit Rama dhe batutave të tij ndaj Palokës dhe ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit, debati në Kuvend ka degraduar më tej.
Deputeti i PD, Edi Paloka, i është përgjigjur kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo sjellja e tij në Kuvend është si pasojë e marrjes së kokainës, duke e quajtur kryeministrin një person të droguar. “Për të gjithë ata qytetarë që pyesin pse ikën dhe vjen kryeministri nga seanca, dua t’ju them se kryeministri ynë drogohet. Kryeministri jonë merr kokainë. Sot e kishte vizën më të gjatë dhe e mbajti më gjatë fjalën e tij”, është shprehur Paloka. Ai ka kujtuar më tej sjelljen e Ramës disa vite më parë, duke thënë se rrinte 6 muaj pa u larë. “Më kujtohet kur vinte në lokalin e Fidelit, ku rrinin gazetarët dhe qelbej erë. Më pas i mburrej gazetarëve se kishte 6 muaj pa u larë”, tha ndër të tjera deputeti i PD, Edi Paloka.
Sigal