Paloka: Qeveria të mbajë premtimet për ‘Drejtësinë’

439
Deputeti socialist Ervin Bushati ftoi palët politike që të zgjasin periudhën e konsensusit në të mirë të qytetarëve. Nga foltorja e Kuvendit pohoi se palët duhet të kenë një periudhë konsensusi të zgjatur dhe se ato duhet të bashkëpunojnë. Teksa u ndal tek projektligji për Koncesionin për minierën e kromit në Bulqizë, Bushati theksoi se rëndësi ka rritja e prodhimit dhe niveli zero i aksidenteve në punë. E menjëhershme ishte dhe përgjigja e kolegut të tij demokrat, Edi Paloka, i cili theksoi se opozita ka mbështetur gjithmonë projektligjet që kanë të bëjnë me qytetarët, ndaj ftoj qeverinë që të mbajë premtimet për reformën në drejtësi. Paloka shprehu angazhimin e opozitës për të miratuar çdo projektligj apo akt në interes të qytetarëve shqiptarë. Duke reaguar ndaj qëndrimeve të maxhorancës në seancën e sotme plenare, e cila përmes deputetëve Lutaj e Bushati vlerësoi vendimin e opozitës për bashkimin e votave me maxhorancën për miratimine refomës, në drejtësi, Paloka tha se ky ishte akti i fundit në vargun e gjatë të qëndrimeve konstruktive të opozitës, ndryshe nga si vepronte rilindja kur ishte në opozitë. 
Paloka i kërkoi maxhorancës të mbajë premtimet e bëra për zgjidhjen e problematikave me të cilat po përballen qytetarët sot. “Ju sot keni detyrimin që pas votimit të reformës të mbani fjalën e premtimet që ju keni dhënë qytetarëve se çdo problem i tyre do të zgjidhet”, theksoi Paloka. Sipas tij, kjo propagande e Ramës u bë për të hequr vëmendjen nga interesat e qytetarëve duke e fokusuar atë te reforma. Tani reforma u miratua. Uroj që shpejt tu tregoni qytetarëve që nuk i keni mashtruar. Tregoni se i keni patur seriozisht ato që keni thënë”, deklaroi Paloka, ndërsa shtoi se opozita gjithnjë do të miratojë çdo ligj në interes të qytetarëve shqiptarë.
Sigal