Paloka: Prokuroria të hetojë incidentin në Këshillin e Qarkut Kukës

37
Partia Demokratike ka kërkuar hetimin e incidentit të një dite më parë në mbledhjen e këshillit të qarkut të Kukësit, i cili për herë të parë do të jetë në drejtimin e një socialisti. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka akuzoi kreun e qarkut Abedin Oruçi, si një person me të shkuar kriminale.
“I kërkojmë prokurorisë të hetojë me shpejtësi aktet e djeshme të dhunës. . Abedin Oruçi ushtroi dje dhunë ndaj sekretarit të këshillt të qarkut dhe morri me dhunë zyrën pas një mbledhje të paligjshme. Çdo vonesë është mbrojtje e krimit”, tha Paloka duke u shprehur se PD e dënon këtë akt. Oruçi u zgjodh një ditë më parë kreu i Këshillit të Qarkut, por u kundërshtua nga përfaqësuesit e PD-së në këtë organ.