Paloka nga çadra e lirisë: Po na kërcënojnë me ekzistencën tonë, t’i tregojmë Ramës së PD është e fortë

496
Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së 13 majit. Nga çadra e lirisë, ku protestuesit vijojnë të qëndrojnë prej më shumë se 80 ditësh, Paloka tha se kryeministri Rama po “kërcënon ekzistencën e PD”, duke u shprehur se me këtë protestë kjo parti do të vetëvritet dhe nuk do ekzistojë më.
Në përgjigje të kësaj, deputeti demokrat i ka kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen protestës, për të treguar se PD është një forcë politike e fortë.
Sigal