Paloka: Mazhorancën e ka kapur frika, tani ka nisur të bllokojë dhe Kuvendin

473
Për kreun e deputetët të PD-së, Edi Paloka mazhoranca është e përfshirë nga frika dhe për këtë arsye është një mazhorancë që ka bllokuar dhe punimet e parlamentit.

Duke folur pas ndërprerjes së seancës, Paloka u shpreh se duhet të ndëshkohen të gjithë deputetët që thyen rregulloren e Kuvendit, duke nisur që nga ata socialistë.

Deklaratat e Edi Palokës për median:
“Mazhoranca është në situatë frike. Parlamenti është bllokuar prej gati 1 ore. Incidenti që ndodhi kishte shkaktar deputetët e mazhorancës, të cilët thyejnë rregullisht dhe janë dy deputetë tipikë, Balla e Braçe dhe pikërisht gjithmonë kur flet ish-presidenti dhe ish-kryeministrit.

Kryetarja u bë qesharake kur tha se e pashë në Kuvend që Noka e ka gjuajtur Braçen dhe nuk e ka Braçen që shau. Kërkesa jonë është që të përjashtohen të gjithë ata deputetë që thyen rregulloren, duke nisur që nga deputetët socialistë.

Kryetari i kësaj mazhorance ka frikë dhe nuk vjen prej 1 muaji në Kuvend dhe u jep porosi klyshve të tij, të cilët nuk zbatuan as porositë e kreut të grupit parlamentar që u kishte thënë të mos provokonin.

Kjo është një mazhorancë që ka bllokuar parlamentin”
Sigal