Paloka i zë vendin Ruçit, Basha flet në sallën e zbrazur, çfarë nuk patë nga Kuvendi

237

Pas kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi të mbyllur seancën parlamentare për ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e ka ndërprerë fjalën.

Në një lidhje LIVE në Facebook, dukej kryedemokrati në foltoren e Kuvendit që vijonte me akuzat ndaj qeverisë Rama.

Ndërkohë deputeti Edi Paloka duket në sfond që ka zënë karrigen e Ruçit.

“Përfshirja e policisë Xhafaj në aktivitetet e tij kriminale. Rama dhe prokuroria kanë vendosur të veprojnë në këtë mënyrë pasi mbrojtja e Agron Xhafajt është e vetmja mënyrë për të mbajtur në këmbë këtë qeveri të inkriminuar.

Prokuroria është vetëdemaskuar që në nisje për rezultatin e paragjykuar e të shpallur nga Rama. Hetimet po kryehen nga ai që nuk guxoi të shfaqte fytyrën në parlament,” tha Basha në Kuvendin e zbrazur.