Paloka i përgjigjet me pyetje Braçes: Konia e Ramës, pse u shpërblye gardisti i 21 janarit?

534
Sigal

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur Erion Braçes i cili reagoi kundër protestës së opozitës dhe përmendi tubimin në e 21 janarit 2011.

Paloka me një gjuhë të ashpër i shkruan Braçes se është konia e Ramës dhe nga frika ka thirrur prapë në ndihmë 21 janarin. Por Paloka shton më tej se Qeveria ka shpërblyer gardisitn e 21 janarit duke e bërë drejtor dhe tani kandidat për kryetar bashkie në Mat.

“Konia e Rames qe i njeh mire bandat e krimit nga frika e pushtetit qe po i ikën ka thirrur prap ne ndihme 21 janarin. Po akoma nuk i kane sqaruar shqiptaret pse Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.

Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama? Shqiptaret e kane sot te qarte kush shkel mbi kufoma per pushtet e kush po kerkon qe qytetaret te diktojne pushtetin e tyre”, shkruan në Facebook ish-deputeti i PD.

Kujtojmë se zv.kryeministri Erion Braçe në një postim në mediat sociale shkruante se PD nuk duhet votuar se janë vrasës, duke kujtuar 21 janarit. Kujtojmë se sot opozita do të protestojë para kryeministrisë në orën 19:00.