Paloka: Gruaja e Velisë përfaqësuesja e mafiozit, Balla: Saliu do përcjell Bashën në Holandë

453
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha gjatë fjalës së tij në parlament se situate në vend është në gjendjen më të keqe që ka qenë ndonjëherë. Ai u shpreh se qeveria është e lidhur kokë e këmbë me krimin dhe madje edhe me krimin ndërkombëtar. Paloka akuzoi edhe kryeministrin se me deklarata e tij boshe dhe fjalimet skandaloze po përmend gratë e demokratëve. Paloka tha ‘Mos u merr me gratë e demokratëve, se do e kesh probleme’. Nga ana tjetër, Paloka deklaroi se ky sistem është më i keq se ai i kohës kur sundonte diktatori Enver Hoxha. Nga ana tjetër, Paloka akuzoi gruan e Erion Veliajt, Ajola Xoxën për lidhjet e saj me një kompani që drejtohet nga një rumun, i cili sipas mediave akuzohet për pastrim parash.
“Demokracia ka rrezik real për tu eliminuar. Çfarë po ndodh? Me gjithë angazhimin e opozitës dhe institucioneve ndërkombëtare, situata po përkeqësohet. Ky vend po shkon drejt një diktature më të zezë sesa ajo e Hoxhës. Po shkon drejt një organizimi kriminal dhe mediat po mbyllin gojën. Faktet e fundit, të shfaqura vetëm si një rreze e vogël në media, rreze që u fshi shpejtë tregojnë qartë se u bashkuan në Sarandë ata qelbësira kundër Saliut. Të bashkojmë gjithë qelbësirat që të shporrim Sali Berishën. Sipas dokumenteve që ka prokuroria, ka ministra dhe bashkëshorte ministrash me biznesmen. Midis tyre shkëlqen nusja e dasmave të kalave, pronarja e vilave qindra-mijra euro, bashkëshortja e Erion veliaj, Ajola Xoxa, e cila rezulton si një nga përfaqësueset me të drejta të plota.”, tha Paloka.
Nga ana e tij deputeti i mazhorancës Taulant Balla sulmoi kryetarin e PD-së Lulëzim Basha lidhur me një leje ndërtimi për shtesë kati që ky i fundit sipas PS i ka dhënë vetes së tij. Duke ju drejtuar deputetëve të opozitës Balla u shpreh se pas 21 qershorit ish kryeministri Berisha do vendosë kryetare partie vajzën e tij. “Në emër të 1 milion shqiptarëve që para pak u konsideruan qelbësira se u bashkuan të rrëzonin qeverinë do i kërkoja kuvendit të respektohet etika. nuk janë qelbësira por njerëz të ndershëm të këtij vendi. mbajeni veten mos i quani shqiptarët qelbësira. Shqiptarët janë të gjithë të bashkuar sot për ti dhënë edhe goditjen tjetër Sali Berishës. Silleni këtu në Kuvend, pse e mbani fshehur, pse u ja kërkuar kompania amerikane që u bën fushatën ta mbani fshehur? Se ju prish punë. Ju niseni nga modeli juaj dhe duke u nisur nga modeli juaj doni të ndërtoni model”, u shpreh Balla.
Sigal