Paloka goditi Beqajn në foltore, ja çfarë masë disiplinore vendos Kuvendi ndaj Palokës

377
Sigal

Byroja e Kuvendit ka vendosur sot përjashtimin me 5 ditë të deputetit të PD-së Edi Paloka.

Masa për Palokën u mor pas incidenteve të së enjtes në Parlament ku demokrati goditi dhe shtyu në foltoren e Kuvendit ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Momentin mund ta shikoni edhe një herë në videon e mëposhtme ku duket kreu i grupit të PD-së, Paloka i cili ka shtyrë ministrin Beqaj, e më pas e ka goditur atë me grusht. Pasi sipas tij, fjalën duhet ta merrte ish-kryeministri Berisha dhe jo Beqaj.