Paloka: Gëzuar festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë

58
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë në ditën e Fiter Bajramit, në një deklaratë për median , pranë ambjenteve të Komuniteti Mysliman në Tiranë.
“Gëzuar festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Në emër të gjithë demokratëve i uroj gëzuar festën të gjithë besimtarëve myslimane. Kjo festë është një festë e cila vjen pas një sakrifice fizike dhe shpirtërore.
Të gjithë ne duhet të kuptojmë se të gjitha të mirat na vijnë nga sakrifica. Gëzuar festën e Fiter-Bajramit të gjithë besimtarëve në Shqipëri dhe në botë”, tha Paloka.