Paloka: Frroku në aleancë me Ramën, drejtoi fushatën e PS në Pukë

458
Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës së Apelit i cili ktheu në vend drejtësinë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Kjo ishte një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar nga opozita shqiptare. Vendimi i pafajësisë u dha për Arben Frrokun në shkallën e parë për të përdorur vëllain e tij deputet në procesin e vrasjes së dy deputetëve nga Ilir Meta, të denoncuar nga Tom Doshi.
Por kjo histori nuk u mbyll me kaq. Prej 2 muajsh Arben Frroku udhëhoqi fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Pukë fshat më fshat, e më pas vulosi hapur aleancën e tij me Edi Ramën në takimin prej mëse 1 ore në mes të qytetit të Pukës tek turizmi, ditën e mbylljes së fushatës në këtë bashki.
Të gjithë qytetarët e Pukës e dinë fare mirë kush drejtoi fushatën në këtë bashki e më pas krejt në mënyrë të papritur, ditën e shtunën, në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit, Arben Frroku largohet nga Shqipëria dhe fushata në Pukë.
Pasi u përdor disa muaj për fushatë elektorale në Pukë, Edi Rama i dha ndihmën e fundit aleatit të tij duke i dhënë lejen që ai të largohet në drejtim të paditur jashtë Shqipërisë.
Ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale; blerja masive e votës, përdorimi i administratës dhe i elementëve të inkriminuar për të shantazhuar shqiptarët. Tashmë lidhjet e Ramës dhe kësaj maxhorance me krimin janë një fakt evident jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet në politikën shqiptare.
Sigal