Paloka: Falë tij Shullazi nuk është rektor

448
Fill pas fjalës së Ramës, nga foltorja e Kuvendit, përfaqësuesi i Grupit Parlamentar, Edi Paloka pohoi se dy ankthet e kryeministrit janë; ‘një drejtësi e pa kapur nga ai’ dhe ‘zgjedhjet e lira dhe të ndershme’. “Rri, ndaj. Se dhe pulën ta tregoj. Historia e fundit me Shullazin ka evidentuar edhe njëherë më së miri dy nga makthet e Ramës. Një drejtësi që nuk është e kapur prej tij, totalisht prej tij dhe që mund ti dalë jashtë kontrollit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Këto dy tmerret e Ramës i ka evidentuar ngjarja e fundit me shefin e tij të rrugës, Shullazin. Ndaj, zotëria nuk e do Byronë e Hetimit, se i trembet se si Shullazi mund të përfundojë edhe vetë. 

Pa e lajmëruar kush. Ndaj, ai bën këto lloj akrobacirash. Çfarë i ndodhi ? Ta miratojnë Byronë. E patë si u trullos zotëria e tij bashkë me Tahirin.”, tha Paloka. Ndër të tjera si theksoi se më në fund dje ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përmendi emrin e Emuljano Shullazit. “Më në fund dje Tahiri përmendi emrin e Shullazit, u bë dhe lajm nëpër media. E dinë gjithë shqiptarët se cila është lidhja direkte e Shullazit me Tahirin dhe lidhje indierekte e Ramës, uroj ti hapin tabulatet. Sa për atë pjesën me gjyqin tim, ti e di që nga ai gjyq ike ti dhe jo unë. Ndaj the ‘s’mund të rri këtu se është e njëjta farsë’. Ndaj unë skam ndenjur kurrë si pulë para teje. Çfarë do ndodhte sot? Do kishim rektor Shullazin. Në krye të universitetit do kishim dikë që nuk i kishte votat. Ndaj u kërcënua ai zotëria. KY nuk është rasti i parë.”, theksoi ai.
Sigal