Paloka: Drejtësia në kolaps, Vasilika Hysi bëhet avokatja e kauzave të dëshpëruara të Ramës

246

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka deklaroi se drejtësia është në kolaps, ndërsa sulmoi edhe Vasilika Hysin, duke e cilësuar atë si avokate të Ramës. Paloka: Drejtësia në kolaps. Del në skenë prapë avokatja e kauzave të dëshpëruara: Nuk ka asnjë problem që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, madje nuk ka problem po mbeti dhe pa Gjykatë të Lartë. Rama përdor dy “avokatë” për çështjet e pambrojtshme. Të parin përdor Ballën që ka pafytyrësinë si tipar dallues dhe kur çështja është aq e rëndë sa, as i pafytyri nuk e merr përsipër, nxjerr “juristen” që e ka vënë nënkryetare Parlamenti vetëm që ta përdorë kur i duhet. E vënë përballë një gazetareje mbrëmë, përfaqësuesja e Ramës bëri të paktën dy deklarata skandaloze me qetësi absolute. E pyetur për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rrezikun që kjo situatë të verifikohet dhe me Gjykatën e Lartë, avokatja e Ramës u përgjigj me qetësi, se asnjë problem nuk krijohet… Edhe në diktaturë, gjykatat funksiononin qoftë dhe formalisht. Në “shtetin” e Ramës dhe Vasilikës nuk paska nevojë!