Pakti Xhafaj-Marku, shpërthen Vasili: Marrëveshje për të arrestuar e përndjekur gjithë shqiptarët

555
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i bën thirrje Partisë Socialiste që ta anollojë marrëveshjen e nënshkruar dje mes Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurores Arta Marku.
Për Vasilin trafiku i drogës ka tashmë mburojën e vet në drejtësi, pikërisht marrëveshjen Marku-Xhafaj.
Statusi i Vasilit: 

Marreveshjen Marku -Xhafaj anullojeni, mbroni veten te pakten, dita e gjykimit vjen shpejt, mos harroni!…
Trafiku i droges ka tashme mburojen e vet ne drejtesi, marreveshjen Marku-Xhafaj.
Kryeministri, qe udheheq vetë drogen i ka emeruar po vetë keta te dy, pra jane te tre pjese te se njejtes kauze te zeze.
Kryeministri ka shkaterruar zgjedhjet e 25 qershorit dhe i tha policise flakni uniformat dhe beni vota per Partine Socialiste. Eshte kallezuar kryeministri ne Prokurorine e Pergjithshme dhe eshte mbyllur meqe medemek kishte kerkuar falje ne Facebook pas kryerjes se nje krimi shteteror shume te rende.
A ka guxim ta komentoje Xhafaj kete veper penale, qe dezintegroi policine, rendin, sigurine publike ,sigurisht qe jo.
A ka guxim Marku ta rihape kete dosje te mbyllur turperisht ,sigurisht qe jo.Ate 69 votat e rilindjes nuk e kane shpunë aty per te cuar perpara drejtesise kryeministrin.
Po ministren e drejtesise, qe dhunoi kod,ligj e kushtetute e arrestojne dot keta dy te besuarit e kryeministrit?
Po ish ministrin e brendshem te akuzuar nga te gjitha anet brenda e jashte Shqiperise,a e arrestojne dot keta dy besniket e kryeministrit?
Jo dhe jo. Ata jane aty te dy bashke në mareveshjen e turpit per ti mbyllur, per ti mbuluar e per ti groposur keto ceshtje si dhe per te varrosur pa kthim reformen ne drejtesi.
Kjo eshte marrveshje per te arrestuar e perndjekur gjithe shqiptaret,per te ringjallur perndjekjen politike te sigurimit te shtetit dhe per mos denuar kurre trafikantet dhe kryeministrin e tyre.
Anullojeni kete marrveshje kriminale,mbroni veten te pakten,vjen shpejt dita e gjykimit,mos harroni….
Sigal