Pakti Rama-Basha, PDIU mbledh me urgjencë Kryesinë

Kryesia e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është mbledhur për të diskutuar në rreth zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, datë e caktuar në marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha dy ditë më parë.

PDIU, parti që ka shprehur hapur kundërshtinë për paktin PS-PD, pasi parashikon ndalimin e formimit të koalicioneve parazgjedhore, pritet të dalë me një qëndrim për zgjedhjet e 25 qershorit. Qëndrimi do të bëhet publik në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PDIU.