Pakti Rama-Basha, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, çështjet në rendin e ditës

438
Kuvendi ka nisur me një orë e 20 minuta vonesë seancën e jashtëzakonshme ku pritet të miratojë emërimin e zv/kryeministres dhe të 6 ministrave të propozuar nga Partia Demokratike, në zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 maj, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Gjithashtu, gjatë kësaj seance do miratohen dhe anëtarët e opozitës në komisionet e vettingut, paketa ligjore per reformën zgjedhore; si dhe emërimi i kryetarit të KQZ-së dhe një anëtari të tij, po ashtu propozime nga opozita.
Emrat e 6 ministrave teknikë dhe zv/kryeministrit teknik të propozuar nga Partia Demokratike.
Ledina Mandia – Zv/kryeministre
Dritan Demiraj – Ministër i Brendshëm
Helga Vukaj – Ministre e Financave
Gazmend Bardhi – Ministër i Drejtësisë
Mirela Karabino – Ministre Arsimi
Xhulieta Kërtusha – Ministria e Mirëqenies
Arben Beqiri – Ministër i Shëndetësisë
Pikat e rendit të ditës te Sesionit të Kuvendit janë si më poshtë:
1.Votimin e Dekreteve të Presidentit për lirim dhe emërim të:
– Zëvendëskryeministrit
– ministrit të Punëve të Brendshme
– ministrit të Arsimit dhe Sportit
– ministrit të Shëndetësisë
– ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
– ministrit të Financave
– ministrit të Drejtësisë
2. Projektvendim “Për një ndryshim të vendimit nr. 12/2017 “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore”
3. Shqyrtimi dhe miratimi i paketës ligjore propozuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore;
4. Projektvendim “Për caktimin e përfaqësuesve të pakicës parlamentare në komisionet
Për verifikimin e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 41/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 6 anëtarë
Për përzgjedhjen e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 45/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 12 anëtarë”
Për përzgjedhjen e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 46/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 6 anëtarë”
Për caktimin e dy anëtarëve zëvendësues të opozitës në Komisionin Ad Hoc për verifikimin e kandidatëve për Institucionet e Rivlerësimit
5. Projektvendime “Për lirimin nga detyra të një anëtari të KQZ-së” dhe “Për emërimin e një anëtari të KQZ-së”
6. Projektvendime “Për lirimin nga detyra të Kryetarit të KQZ-së” dhe “Për emërimin e Kryetarit të KQZ-së”
PAKETA LIGJORE PER REFORMEN ZGJEDHORE
Reforma Zgjedhore është një nga çështjet më të rëndësishme të marrëveshjes politike PS-PD të 18 majit. Konkretizimi i saj pritet të nisë me miratimin në seancën e jashtëzakonshëm të Kuvendit të paketës ligjore që do të propozohet nga komisioni i posaçëm parlamentar.
Paketa, që fllimisht do te kalojë në mbledhjen e komisioni te posaçëm të reformës zgjedhore (ora 17:00), parashikon ndërhyrje në Kodin Penal, që synojne forcimin e masave penalizuese në rastet e shitblerjes së votës.
Amendimi i Kodit Penal lidhet me kundravajtjet elektorale, që do të konsiderohen ‘krime zgjedhore’ ndaj dhe parashikohet nje ashpërsim i masave për rastet e shitblerjes së votës.
Ndryshimet në legjislacionin penal parashikojnë dënimin deri me dy vite burgim, ndërkohë që dënimi është i njëjtë si për blerësin e votës, ashtu dhe për atë që e shet.
Gjithashtu, një tjetër pikë e rëndësishme është ndryshimi i ligjit për financimin e partive. Sipas propozimit të PD-së, partitë politike nuk duhet të përfitojnë më financime nga subjektet private, por vetëm nga financat publike. Megjithatë, kjo cështje është ende në diskutim mes palëve politike.
Pss miratimit të kësaj pakete sot ne parlament, që do të jetë në funksion të zgjedhjeve të afërme, reforma zgjedhore do të pasohet nga një ndërhyrje më e thellë në legjislacionin elektoral, që pritet të nisë në muajin shtator dhe që synon rritjen e standardeve zgjedhore në Shqipëri, të cilat megjithë arritjet, mbeten të kontestuara për shkak të mosbesimit mes palëve.
Sigal