Pakti Rama-Basha. Ja cilat do jenë ministritë teknike

Zv.Kryeministër, Ministri i Brendshëm, Ministri i Arsimit, Ministri i Shëndetësisë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministri i Financave dhe Ministri i Drejtësisë do të jenë të gjithë teknikë. Kjo është marrëveshja për të cilën kanë rënë dakord Edi Rama dhe Lulzim Basha. Kandidaturat do të jenë propozim i opozitës.

Ja çfarë thuhet në marrëveshje për ndryshimet në Qeveri.

QEVERIA
Zv.Kryeministër, teknik
Ministri i Brendshëm, teknik
Ministri i Arsimit, teknik
Ministri i Shëndetësisë, teknik
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
Ministri i Financave, teknik
Ministri i Drejtësisë, teknik
Drejtori i OSHEE
Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural