Pakti PS-PD/ Meta flet: E vetmja pakënaqësi që kam ndaj Edi Ramës

498
Kreu i LSI-së, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 tregon edhe pakënaqësinë e vetme që ka pasur pas arritjes së marrëveshjes PS-PD.
Ai thotë se nuk e shqetëson fare fakti që Rama dhe Basha janë ulur kokë më kokë, por se është mërzitur me kryeministrin vetëm për faktin se duhet ta kishte zgjidhur më parë krizën politike.
“Nuk doja që Shqipëria të shkonte në zgjedhje pa opozitën, kjo do ishte e qëllimshme. E vetmja pakënaqësi që kam ndaj Edi Ramës është që krizën ta kishte zgjidhur sa më parë. Ishe domosdoshmëri që Shqipëria të mos turpërohej, që shqiptarët të mos kalonin një sagë vuajtjesh të tjera”,- tha Meta.
Sigal