Paketa “Anti-Shpifje”, Luan Rama: Edhe Komisioni Europian pro Metës. Palo-Kuvendi i sotëm, turp për vendin

122

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama në një dalje publike për mediat ka sulmuar qeverinë në lidhje me paketën ‘Anti-shpifje’, që presidenti Ilir Meta e kthehu për rishqyrtim sërish në Kuvend.

Nga selia e LSI-së, Rama tha se reagimeve të ndërkombëtarëve që kanë dalë kundër kësaj pakete është dhe Komisioni Europian.

Teksa ka risjellë në vëmendje pjesë nga reagimi i KE-së, Luan Rama pohoi se ky institucion i jep të drejtë presidentit Meta. Po ashtu Luan Rama sulmoi ashpër Kuvendin, ndërsa shtoi se sot vendi është pa një të tillë.

Paketa Anti-Shpifje, nismë që komprometon rëndë rolin e qeverisë në raport me këtë të drejtë kushtetuese, të lirisë së shprehjes mediatike. Kufizimi i lirisë së shprehjes përbën shqetësim për shoqërinë shqiptare. Realiteti i sotëm është shumë më rëndë, nga çka ka qenë fillimi i medias së shtypit të lirë.

Jam këtu për të sjellë në vëmendjen tuaj nga Komisioni Europian, cili i bën apel qeverisë shqiptare, Kuvendit, që ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese të presidentit si një oportunitet, mundësi për të hequr dorë nga marrëzia, aventura, e cënimit dhe e kufizimit të lirisë së shprehjes.

Më konkretisht zëdhënësja Ana Pisonero shprehet; Ne e kemi bërë të qartë (KE) se BE mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës për ligjin e medias. Ato janë të vlefshme dhe duhen adresuar.

Fakti që Presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në parlament, e shohim si mundësi që të rishihet. Apeli është i qartë, mesazhi është i drejtpërdrejtë. Ndaj Kuvendi i Shqipërisë, ai palo Kuvend, në 100 vjet parlamentarizëm, ka mundësi që të shpëtojë imazhin e vendit.

T’ja kufizojë dhe t’ja heq këtë problem që po i krijon aventura e qeverisë. Çështja shtrohet që; rekomandimet që vijnë nga organizmat ndërkombëtare, kemi dhe qëndrimin e para disa ditëve të përfaqësuesit të OSBE, që bën apel për të reflektuar për ligjin. Që Shqipëria mos të tregohet me gisht si vendi i cënimit dhe komprometimit të lirisë së medias.

Kryeministri, qeveria dhe maxhoranca janë në linjën e fyerjes, poshtërimit dhe kufizimit të lirisë mediatike. Ata se kanë problem anti-shpifjen, pasi janë vet gjeneratori. Ne jemi në vigjilje të një mundësie tjetër, që Shqipëria të marrë çeljen e negociatave me BE.”, tha Luan Rama.