Paketa anti-krizë/ Braimllari: Siguron çlirimin e ekonomisë nga oligarkët

441
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, në një intervistë televizive, është shprehur ndër të tjera se paketa anti-krizë, e propozuar nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, siguron çlirimin e ekonomisë nga oligarkët.

“Është një paketë që kërkon zgjidhje të gjerë. Nuk kërkon të nxjerrë Ramën nga kriza. I jep siguri shqiptarëve që ky vend do të bëhet. Siguron çlirimin e ekonomisë nga oligarkët”, deklaroi Braimllari.

I pyetur për uljen në tryezë për diskutimin mbi reformën zgjedhore, Braimllari deklaroi se problemi i shqiptarëve nuk është nxjerrja e Ramës nga kriza, por mosprodhimi i krizave të tjera.

“Ne mendojmë që për të zgjidhur këtë çështje nuk mjafton një tryezë, një konferencë. Kryemadhi ka folur sot për një paketë për të nxjerrë vendin nga kriza. Sot problemi nuk është të ulemi në tryezë, por si shqiptarët do gjejnë një zgjidhje dhe që Shqipëria të mos prodhojë më kriza”, u shpreh ish deputeti i LSI.