Pajisja përgjuese, reagon ambasadori i Italisë

435
Diplomati italian në Tiranë, Alberto Cutillo nuk ka dashur të jetë pjesë e debatit politik, sa i përket përgjimeve. I pyetur nga gazetarët, për pajisjen që sipas opozitës po përdoret nga Policia e Shtetit për të përgjuar zyrtarët, ambasadori italian ka thënë se nuk ka asnjë koment, në një kohë kur prokuroria ka nisur hetimet.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thënë se nuk ka asnjë pajisje përgjimi, për është një pajisje trajnimi e sjellë nga Interfoca Italiane për trajnimin e efektivëve të policisë shqiptare. Dhe ky trajnim, sipas Tahirit është në vazhdim, në bazë të një marrëveshjeje të firmosur mes dy vendeve që nga viti 2007. Gjithmonë sipas numrit një të Ministrisë së Brendshme, bëhet fjalë për një pajisje që vetëm lokalizon numrat e telefonit dhe nuk përgjon bisedat apo mesazhet në celular. Organi i akuzës ka kërkuar nga policia pajisjen e përgjimit, por sipas uniformave blu ajo i përket Interforcës italiane.
Sigal