Pajisja përgjuese në zyrën e Saimir Tahirit, ja detajet e reja

497
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar të dhëna të reja të dërguara nga “Oficeri Dixhital” lidhur me pajisjen e përgjimit, e cila u gjet në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga të dhënat e reja të publikuara nga ish-krye ministri, thuhet se menjëherë pas zbulimit të pajisjes së përgjimit, ministri Tahiri akuzoi zëvendës ministrin, Ilir Marko si autorin e përgjimit. Më pas, zyra e Markos u kontrollua nga policia për të gjetur aparatin marrës së transmetuar nga zyra, por nuk gjetën gjë.
Sipas informacionit, ministri Tahiri i ka thënë kryeparlamentarit se Ilir Marko e ka përgjuar, por Meta i ka kërkuar prova. Dy javë më vonë, Saimir Tahiri ka kryer kallëzim penal, jo për Ilir Markon, sepse sipas informatorit, ministri i Brendshëm kishte frikë se mos i nxirrte përgjimin. Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha i ka kërkuar prokurorisë të marrë të pandehur ministrin Tahiri dhe për fshehjen e krimit shtetëror, fshehjen e videos dhe të autorit.
Informacioni i Oficerit dixhital, postuar nga Sali Berisha
Oficeri dixhital jep te dhena te reja lidhur me çimken e Saje qorrit. Ai informon:
-Me dt 18 maj, diten qe Saje gjeti çimken ne zyre, menjehere akuzoi Ilir Markon si autorin e pergjimit te tij dhe
-Dergoj skuader policesh me dy makina dhe e moren thuajse menjehere ne nje lokal duke i thene se zyra jote po tymon
-Pasi Iliri hapi zyren, çunat e krimit menjehere rrethuan zyren e tij me shirit “zone krimi” dhe filluan bastisjen qe zgjati 24 ore duke hedhur cdo gje ne toke, madje edhe suvane per te gjetur aparatin marres te videos se trasmetuar nga zyra, por nuk gjeten asgje ne zyren e Markos.
-Nderkohe Saje qorri takon Ilir Meten dhe i thote se Ilir Marko i ka bere atij pergjimin ndaj dhe i kerkon largimin e tij te menjehershem nga detyra
-Meta i thote me sill prova qe une te vendos perndryshe ai do qendroje ne detyre per sa kohe te vazhdoje koalicioni.
– Saje qorri de facto shkarkon Ilir Markon, informon shtypin se eshte denuar si nje hajdut ordiner makinash dhe i nderpret pjesmarrjen ne çdo aktivitet publik si dhe e vendos ne survejim te plote. Keshtu qe te gjithe ata qe mund te ftojne Markon per kafe duhet ta dine se ai eshte ne survejim dhe pergjim te gjithanshem!
-Dje, pra pas dy javesh manipulimi dhe fshirjesh te çimkes, Saje qorri nisi ne prokurori per ndjekje penale jo Ilir Markon sepse ka frike se i nxjerr videon, por autorin anonimin te pergjimit. Ai e beri kete sa per te lare duart se gjoja nuk ka frike se eshte fillmuar cullak etj.
Por nga ana tjeter ai, si te thuash tallet me prokurorine, vete e fsheh autorin e pergjimit, prokuroreve ju thote gjejeni ju se kush me pergjoi?!
Sigal