Pajisja e përgjimit ilegal, nesër “merren në pyetje” Tahiri, Çako, Llalla, Visho Ajazi

382
Pajisja e përgjimit ilegal nga ana e Policisë së Shtetit ka shkaktuar një alarm në institucionet shqiptare, duke bërë që Komisioni për Sigurinë Kombëtare të thërrasë për të dëshmuar ditën e nesërme ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kryeprokurorin Adriatik Llalla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako dhe kreun e SHISH Visjo Ajazi. Përkatësisht, kërkohet zyrtarisht që Tahiri të raportojë në orën 10:00 në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Llalla në orën 11:00, Çako në orën 12:00 dhe Visho Ajazi në orën 13:00. 
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të drejtuar nga nënkryetari Flamur Noka, pasi kryetari Spartak Braho mungon për arsye shëndetësore, diskutimet u fokusuan tek kjo çështje. Flamur Noka dhe Asllan Dogjani kërkuan informacion për këtë pajisje përgjimi që nuk figuron e regjistruar në asnjë procesverbal. Demokrati Noka këmbënguli se ka informacion që kjo pajisje ndodhet në Drejtorinë e Policisë dhe e quajti krim të rëndë nëse vertëtohet që janë përgjuar politikanë e zyrtarë të lartë. Për këtë arsye, Flamur Noka ka kërkuar që ditën e nesërme të dëshmojnë krerët e institucioneve të sigurisë në vend. Mbetet për t’u parë nëse Komisioni do të miratojë kërkesën e Nokës, pasi mbledhje ende po vazhdon.
Sigal