Pajisja e fermerëve me NIPT/ Erjon Braçe: Më ngre nervat inefiçenca

475
Erjon Brace, deputet i Partisë Socialiste, ka kritikuar ashpër Qeverinë për burokracitë e shumta në procesin e formalizimit të fermerëve dhe pajisjes së tyre me NIPT. Madje Brace nuk nguron të shprehet se nuk është i lumtur dhe i ngrihen nervat nga ineficenca dhe vonesat.
“Nuk jam i lumtur! Me ngre nervat ineficenca dhe vonesa pas vonesës për prodhimin e bujkut! Në fshat, për bujqit është një e mirë afatgjatë formalizimi, paisja me Nipt (numer identifikimi fiskal); nuk ka asnjë kosto e nuk sjell asnjë pasojë fiskale, tatime e taksa.
Por,që të arrijë tek Nipt-i, një bujk duhet të lërë diten e tij të punës, të shkoj në Drejtorinë e llahtarshme të Bujqësisë-të presë në radhë e nëse i vjen radha atë ditë, të shkojë më pas në Drejtorinë rajonale të Tatimeve-të presë në radhë, jo një ditë, mbase dy e kushedi edhe tre, për të bërë aplikimin, vetëm për aplikimin.
Numri i Nipt-it do kohë, sistemi nuk krijon mundësi. Por kjo kohë është kohe pune për çdo bujk dhe puna për bujkun është e vetmja mundësi per te ardhura“, thekson Braçe. Pas kritikave të forta për administratën, Brace në statusin e tij jep edhe zgjidhje:
“E thjeshte: Aplikimi për Nipt të zgjerohet e afrohet në zyrat e bashkive të reja!! Pagesat e parave të bëhen edhe përmes Postës; Pagesat e parave te diferencohen-shumat deri në 100 mijë lekë të paguhen në dore, mbi këtë nivel në Bankë e Postë!! Po të dëgjosh zgjidh, nuk vonon, as prodhimin e as paratë për bujqit!!”, shkruan Erjon Braçe në rrjetin social.
Sigal