Padia, Spaho: Kanosi ish-oficerin, sa rrezikon Rama për tre veprat penale

478
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, pas kallëzimit të dorëzuar në prokurori ndaj kryeministrit, ka treguar 3 veprat penale që sipas tij ka bërë Rama.

Duke folur për gazetarët Spaho tha se kreu i qeverisë ka kërcënuar hapur nënkomisarin Emiljano Nuhu, pas denoncimit të këtij të fundit për rastin e Xhisiela Malokut.

Sipas Spahos, Rama me këto akuza mund të dënohet me 3 vite burg.

“ U kërcënua dhe kanos madje me vdekje nëse do vazhdonte hetimet duke nxjerrë para përgjegjësisë djalin e deputetit. Kanosjet erdhën nga familja e deputetit socialist. Kreu i grupit parlamentar Balla, kryetari i bashkisë Krujës dhe deputeti kishin kërcënuar nënkomisarin që të tërhiqej. Ky bëri dhe një denoncim në prokurori për këtë denoncim. Kishte dy hetime nga prokuroria, dhe kreu i qeverisë në një deklaratë live kërcënoi komisarin Nuhu duke i thënë horr i kthyer në hero. Ai ka ndërhyrë në punën e prokurorëve. Me deklaratën e tij kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit.

Bëri të poshtërohej nënkomisari Nuhu. Ai e kërcënoi në një farë mënyrë që të mos vazhdojë me nxjerrjen e fakteve të tjera. Rama ka kryer tre vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, ka ndërmarrë veprime për fshehjen e të vërtetës, dhe kanosje për të mos treguar. Akuza për të cilat mund të marrë 3-4 vite burg. U bëmë zëdhënës të qytetarëve ndaj lidhjeve të tij me krimin. Shpresojmë që prokuroria ta marrë seriozisht këtë çështje,” tha Spaho.

Pse nuk ka prova nga Nuhu?

“Janë paraqitur të gjitha provat, faktet, dëshmitarët për çdo gjë që ka ndodhur me rastin e  Xhisiela Malokut”

Paketa antishpifje

“Vendi nuk ka nevojë për paketa të gjithë atyre që duan të denoncojnë mafien e lidhur me këtë qeverisje. Kemi nevojë për paketën antikrim, antimafia që Shqipëria të hyjë në rrugën europiane. Duhet luftuar krimi organizuar”.