Padia për shpifje, Paloka: Kërkova që Rama të bëjë testin e drogës

410
TIRANE – Është zhvilluar ditën e sotme seanca e radhës në Gjykatën e Lartë lidhur me padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, për akuzën e shpifjes.
Në përfundim të seancës, Paloka tha për mediat se ka kërkuar në Gjykatë që kryeministri Rama të bëjë testin e drogës. Kjo pasi Paloka i është referuar deklaratave të bëra nga ish-deputeti Dritan Prifti se Rama konsumon lëndë narkotike.
Po ashtu ndër akuzat e tij, Paloka është shprehur se kryeministri është i lidhur me kriminelët, dhe siç u shpreh ai i ka kërkuar gjykatës tabulatet telefonike për 20 janarin. Sa i parket akuzës së shpifjes, Paloka tha se ka paraqitur një sërë shpifjes nga ana e kryeministrit Edi Rama.
“Siç ka thënë Dritan Prifti, Rama ka qenë duke marrë kokainë. Fakti që kokaina nuk shitet në tregun e zarzavate, për mua është provë që Rama është i lidhur me krimin. Rama ka kontaktuar me kriminelë të rrezikshëm më 20 janar, kërkova nga gjykata tabulatet telefonike. Rama pretendon se i ka hapur këto procese për të rregulluar politikën kur të gjithë shpifin. Paraqita sot një sërë shpifjesh nga Rama. E konsideron veten zot mbi gjithçka. Raam ofendime në parlament. Edhe me provat e fundit të dalë së fundmi i lidhur me krimin. Sot përfaqësuesja e Kryeministrit Deklaroi se këto nuk mund të deklarohen prova, pasi janë fakte që kanë dalë pas kallëzimit.” tha Paloka 
Sigal