Padia ndaj Haradinaj, Kaba-Ramës: Në vend të përkujtoje sot masakrën e Reçakut, hodhe në gjyq një komandant luftëtar

587
Sigal

Dritan Kaba përmes një komenti në rrjetin social ka reaguar pas padisë të kryeministrit Rama kundrejt homologut në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në vend të përkujtoje sot masakrën e Reçakut, zgjodhe të mbahesh mend bashkë me Vuçiçin dhe Sllobodanin. Ata për masakren dhe mohimin e saj, ti që e mbylle gojën për të dhe që hodhe në gjyq nje komandant luftëtar”- shkruan Kaba.

Ja postimi i Dritan Kabës:

Edi Rama shqiptarët të prisnin të hidhje në gjyq “Bild”, siç ke premtuar, por hodhe Ramushin. Me që nuk i bënë gjë akuzat e serbëve, i shkove në ndihme ti! Në vend të përkujtoje sot masakrën e Reçakut, zgjodhe të mbahesh mend bashkë me Vuçiçin dhe Sllobodanin. Ata për masakren dhe mohimin e saj, ti që e mbylle gojën për të dhe që hodhe në gjyq nje komandant luftëtar. Ti je shumë i pështire, i ndyrë pa asnjë moral. Ti jë nje vemje, krimb, dhe zvarranik i letyrshëm që të ngjall vetëm krupën.
Ti nuk je i çmendur, padia jote është në sherbim të tezës serbe që shqiptaret nuk merren vesh mes vetes, se nuk kanë aftësi qeverisëse!
Kë more avokat Baton spiunin?!
Ti je tradhetari më i keq që kanë parë shqiptarët gjatë gjithë historia së tyre. Turpi do të mbuloje për jetë, ty edhe ata që po të pasojnë në këtë aventurë tradhëtarësh!