PAA aktivitet sensibilizues kundër dhunës ndaj fëmijëve

420
Sigal

“Mos më kufizo” ishte aktiviteti që Partia Agrare Ambientaliste në bashkëpunim me Kompaninë filmike “A.A” dhe Shoqatën Vullnetare për Zhvillim dhe Solidaritet, organizoi shfaqjen ku protagonistë ishin fëmijët dhe mesazhet për një jetë të shëndeteshme dhe jo diskriminuese.

I pranishëm në këtë aktivitet, kryetari i PAA, Agron Duka i bëri thirrje institucioneve shtetërore që të kujdesen për fëmijët duke respektuar të drejtat e tyre, si dhe i bëri thirrje edhe shoqërisë që të ndërgjegjësohet për dhunën kundër fëmijëve.

“Unë jam shumë i lumtur që jam i pranishëm në këtë aktivitet ku protagonistë janë fëmijët. Pa fëmijë nuk ka të ardhme. Unë besoj se prindërit, shoqëria në përgjithësi, arsimtarët përkujdesen për fëmijët, nuk është se nuk përkujdesen, madje me shumë dashuri, por ka edhe raste të përsëritura kohët e fundit, që nuk po i përmend këtu, madje edhe institucionet shtetërore ku janë dhunuar fëmijët. Prandaj i bëj thirrje institucioneve shtetërore, shoqërisë në përgjithësi, të kujdeset dhe të mbroje fëmijët sepse pa një fëmijëri dhe brez të shëndetshëm, pa fëmijëri të rrethuar me dashuri, nuk kemi të ardhme të sigurtë” tha z. Duka gjatë fjalës së tij.

Ndërsa administratorja e Kompanisë Filmike “AA”, znj. Aida Kasemi, duke falenderuar PAA për nismën e zhvillimitAida Kasemitë këtij aktiviteti tha se kompania në fjalë ka qënë dhe do të mbetet e hapur për të zhvilluar aktivitete apo për tiu gjendur pranë këtyre fëmijëve. Partia Agrare Ambientaliste tashmë si një ekip i unifikuar studiuesish të fushave sociale i bashkohet aksionit “Dhuna kundër fëmijëve në Shqipëri”.

PAA në programin e saj do kërkojë dhe do koontribuojë në pakësimin e dhunës, për të shëruar pasojat e saj, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut që kanë nevojë të mbështeten në të dhëna të sakta dhe të besueshme. Kjo situatë e bën të nevojshme ndërmarrjen e një studimi të gjerë mbi dhunën që ushtrohet mbi fëmijët nga prindërit, mësuesit dhe fëmijët e tjerë. Në fund të këtij aktiviteti Partia Agrare Ambientaliste kishte rezervuar disa dhurata për fëmijët që vuajnë me sindromën doun dhe familjet e tyre.