Panariti në Pogradec: LSI ka në qendër të vëmendjes qytetarin, zhvillimin e bujqësisë e biznesit dhe jo interesat personale

Ministri i Bujqesisë Edmond Panariti, njëkohësisht kryesuesi në listën e LSI për Qarkun Korçë, zhvilloi takime me banorë, simpatizantë dhe biseda shtëpi për shtëpi, familje për familje, në Lagjen 1 të Pogradecit, si dhe në fshtatrat Vërdovë, Rëmenj, Gështenjas e Starovë, të njësisë Administrative Buçimas.

Panariti shoqërohej nga Kryetari i LSI, Pogradec, njeherësh kandidat për deputet, Genti Çala dhe Kryetari i LSI për njësinë administrative Buçimas, Roshi Tollozhina.

Gjatë takimeve të tij, Z.Panariti shpalosi programin e LSI, si dhe u tha banorëve të fshatrave të Buçimasit, se bujqësia konsiderohet si motorri i zhvillimit të ekonomisë së vendit.

“LSI ka një program të qartë për bujqësinë, për të ndihmuar çdo familje fermerë, çdo fermer e blegtor. Bujqësia mund të zhvillohet vetëm sipas programit të LSI, me heqje taksash dhe të TVSH-se për 4 vitet e ardhshme, përjashtimin nga detyrimet fiskale të fermerëve, heqjen e tvsh për imputet bujqësore dhe makineritë, ndërsa është i domosdoshëm dhe i përfshirë në programin tonë, 5-fishimi i fondeve për bujqësinë”, tha Panariti.

Sipas tij, LSI ka si synim te saj, të detajuar edhe në programin e saj, edhe arsimimin e mirë, një sistem të fortë dhe të mirëorientuar.

“Edhe në fshat, edhe kudo, arsimimi është e ardhmja e një vendi. Ndaj LSI ka një program të mirëstudiuar arsimi. Ndërkohë, edhe të rinjtë duhet të orientohen drejt një arsimimi që i bën ata profesionistë dhe që janë të gatshëm për tregun e punës, që jane te profilizuar ne deget ku kerkohen specialiste”, tha Ministri u Bujqesise. Nderkohe, Panariti nuk la pa permendur as ceshtjen e pensioneve, te cilat sipas programit te LSI, do te rriten, ndersa pensionistet do te trajtohen ndryshe nga sot, duke pasur dhe sherbime e perfitime tjera, veç rritjes se pensionit.

Ndersa në Lagjen 1 te Pogrecut, gjate takimit me banore te zones, Panariti kerkoi mbeshtetjen dhe voten per LSI me 25 qershor, per te pasur nje qeveri te denjte ler qytetaret, nje qeverisje per qytetarrt, per te rinjte dhe qe t’ju ndryshojne fytyren, Pogradecit, por edhe gjithe qyteteve tjera. “LSI eshte nje parti, e cila nuk ben demagogji, por eshte dere e hapur, nje mundesi dhe nje shans per gjithe shqiotaret. LSI ka ne qender te vemendjes qytetarin, banoret e ketij vendi dhe jo interesa karriges e benefitesh personale”, theksoi Panariti, sipas te cilit, shtimi i vendeve te punes dhe mostaksimi i pagave deri ne 35 mije lek, jane nga pikar kryesore te programit te LSI, pa harrua edhe uljen e taksave per biznesin e vogel.

Nderkohe, Genti Çala dhe Roshi Tollozhina, gjate te gjitha takimeve, iu bene thirrje te pranishmeve, qe te mbeshtesin LSI, te bejne dallimin se si eshte sherbimi ne institucionet qe drejtohen nga LSI dhe ta mbeshtesin kete force politike me 25 qershor.