Osman Murati: Rama nuk e ka moralin për të drejtuar parti të majtë

452
Në se në kongresin e Partisë Socialiste, nuk bëhen zgjedhje normale, në cdo hallkë, deri tek kryetari i saj, vërtetohet teza që ajo është kthyer në një klub interesash ose kompani private e krerëve të saj dhe monopolistëve biznesmenë e banditëve të kontrabandistëve të drogës dhe të cigareve. Mimoza Hafizi është intelektuale e mirëfilltë, vazhdon me trendin e saj të pastër, edhe si grua mjaft dinjitoze dhe nuk pranon të përlyhet me disa bandillë të kësaj partie që mbyllën edhe gazetën “Zëri i Popullit”. Më vjen keq, madje jam i tronditur që edhe Gramoz Ruçi “qenka europianizuar” dhe na sillka në Shqipëri “shembulla nga Partia Laburiste”. Ai paska harruar se kujt kategorie i përket Edi Rama, i cili donte t’i vinte flakën Shqipërisë që nga Blloku, dhe, në fakt ja vunë më në fund me Berishën dhe që së bashku këta të dy liderë (Edi Rama dhe Sali Berisha) koregjuan edhe kushtetutën pa pyetur askënd. Ju jeni entuziazmuar me fitoren e zgjedhjeve plebishitare të vitit 2013, por ajo fitore duhet lexuar mirë, sepse u bë më shumë, vetëm për të rrëzuar Sali Berishën. Do ta shihni në zgjedhjet e vitit 2017, ku do të jeni dhe si do të renditeni në tabelën e fitores. Edi Rama nuk e ka moralin për të drejtuar parti të majtë, ai e di veten se është me kahje të djathtë në ekonomi dhe liberal në jetën e përditshme, mbrojtës i monopoleve dhe i veseve të tjera, nuk mbron shtresën e varfër. 
Mbrojtës i zellshëm i kriminelëve
Ai, me pretekstin e europianizimit, është bërë mbrojtësi më i zellshëm i kriminelëve të Shqipërisë dhe ka kontribuar për fashistizimin e vendit. Kryetari juaj duhej përjashtuar nga të majtët, e jo ta mbroni përsëri sepse për huqe të tij, kemi trashëguar një greve urie 20 ditëshe dhe janë akoma katër të vrarë në bulevard në demostratën e 21 marsit dhe po kalojnë 5 vite pa u bërë prej jush asnjë përcapje për ta futur grupin vrasës me Berishën në burg. Qeveria e zotit Rama do ta bëjë një punë, duke nxjerrë e zbatuar ligje marramendëse në terrenet boshe të jetës së njerëzve dhe shfrytëzimin e tyre që lanë qeveritë berishiane. Ju të nderuar drejtues socialistë ose “specialistë” nën etiketën “koncension”, keni hapur rrugë të rrezikshme korrupsioni, një ditë do të jepni llogari për këto prapësira, ndoshta me koncension do të jepni edhe “pastrimin e qyteteve”. Edhe reformën e drejtësisë e keni futur në kalandat greke. E kam theksuar dhe e theksoj përsëri, që jeni në rrugë të gabuar dhe nëse veproni me këtë mendjemadhësi që ju ka pushtuar, një ditë do të thyeni kokën, por do të jetë vonë. Unë ndjej keqardhje të thellë që të katandiset një parti e majtë, duke e kthyer timonin e saj të drejtimit djathtas, të shkëputur tërësisht nga shtresa e varfër e popullsisë në të katër anët e vendit.
Sigal