OSHEE, bizneset turistike debitore afat për shlyerjen e energjisë deri në 10 korrik

400
Të gjithë bizneset konsumatorë të energjisë elektrike në zonat bregdetare që janë debitorë për faturat e prapambetura të papaguara ndaj OSHEE-së, brenda datës 10 korrik duhet të likujdojnë detyrimet, në të kundërt, nuk do të mund të kenë mundësi për t’u furnizuar me energji elektrike.
Sipas burimeve të OSHEE-së, këto biznese nuk kanë afat më shumë edhe se 20 ditë për të paguar faturën paraardhëse, pasi nuk do të lejohen më që të krijojnë borxhe të reja. Ndryshe nga bizneset, konsumatorët familjarë kanë afat deri më 15 korrik për të përfituar nga skema lehtësuese e pagesës së faturave të energjisë. “Pas kësaj date, nuk do të bëhet më asnjë tolerim”, thonë burimet e OSHEE-së.
Në periudhën maj-qershor pas inspektimeve, OSHEE deklaroi se rreth 70% e bizneseve sezonale që operojnë në zonat turistike nuk kishin shlyer faturat e energjisë elektrike, duke akumuluar rreth 2 miliardë lekë borxh ndaj shtetit. Në mes të muajit maj, OSHEE publikoi skemën lehtësuse për konsumatorët familjarë, prej së cilës, kanë përfituar falje në masën 80% të kamatëvonesave rreth 10 mijë abonentë, nga 170 mijë debitorë familjarë gjithsej.
Sigal