OSHEE bën analizën vjetore, arkëtimet 126 miliardë lekë

499
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë bilancin vjetor për vitin 2016. I pranishëm gjatë analizës, ministri Damian Gjiknuri tha se reforma në sektorin energjetike është konsideruar nga institucionet ndërkombëtare si e suksesshme.
Ai theksoi se niveli i humbjeve u reduktua në 28.04%, ndërsa arkëtimet kapën shifrën e 126 miliardë lekëve.
Në deklaron për mediat, kompania thotë se rezultati ekonomik vjetor për OSHEE-në u mbyll pozitiv me 11.5 miliardë lekë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare me bilanc pozitiv vjetor prej 1.7 miliardë lekësh dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit 1 miliard lek.
Edhe detyrimet e të tretëve ndaj OSHEE-së, pra rekuperimi i gjendjes së debisë përfshirë kamatat ka ardhur në rënie. Nëse në vitin 2013 ato ishin 117.8 miliard lekë, në vitin e fundit u mbyllën me 105.2 miliard lekë.
Borxhi i OSHEE-së ndaj KESH, OST dhe palëve të tjera të treta nga 99.9 miliardë lekë që ishte në vitin 2013 është ulur tashmë në 93.6 miliardë lekë. Për sa i përket mbulimit të humbjeve, vitin e shkuar janë dashur 61 milionë euro.
Nëse në vitin 2013 shpenzoheshin 151 milion euro për mbulimin e humbjeve me blerje energjie nga importi, në vitin e fundit kjo është reduktuart në 61 milion euro.
Referuar përfituesve të skemave lehtësuese të shlyerjes së borxheve të prapambetura, deri më tani kanë përfituar 332 000 abonentë nga reduktimi deri në zerim të plotë të kamatëvonesës.
Vlera e përfituar prej tyre deri më tani është 147 milionë USD për periudhën 2014-2016. Deri në Qershor 2017 pritet të përfitojnë edhe 68000 abonentë duke e çuar shumën totale të detyrimeve të falura në 230 milion USD.
Sigal