OSBE: Korrupsioni, një nga sfidat më të mëdha në Shqipëri

558
Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2017, ku Shqipëria kishte pësuar përkeqësim me 8 vende.
Në një reagim në tëitter, OSBE thotë se ky rezultat për Shqipërinë tregon se korrupsioni mbetet sfida më e madhe.
“Rezultatet e CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit”, thuhet në reagim.
OSBE thotë se “nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”
Sigal