Orof.Dr.Tritan Shehu: Një Parlament që thërret seancat plenare si në ilegalitet, jashtë rregullores, është “nul”.

357
Sigal

“Një Parlament që thërret seancat plenare si në ilegalitet, jashtë kuadrit të rregullores e traditës, vetëm disa orë më parë, pa dyshim është “nul”.
Deputet që kthehen në thjesht “robot” dhe pranojnë tu behet “rreshtore” sikur të ishin zboristët e dikurshëm. Pa dyshim nuk mund te kryejnë funksionet e tyre.
Kur e gjithë kjo “lojë” tragjiko-komike zhvillohet në vazhdimësi veçse nga frika e kontaktit me njerëzit, e ballafaqimit me ata, tregon që nuk përfaqëson me asgjë.
Një Parlament solid, përfaqësues, me njerëz të përgjegjshëm brenda tij, nuk mund të “luajë” kështu, ai mblidhet dhe duhet të mblidhet edhe kur reth tij mund të protestohet, edhe në momente të vështira, ndryshe ai konfirmon atë që tashmë dihet, inekzistencën e tij.
Për kujtesë mund tju jap me qindra shembuj të Parlamenteve të mbledhura në vendimarje edhe kur jashtë tyre protestohet me forcë, shembuj që vijnë nga ngjarjet në vendet demokratike, momente që i ka kaluar edhe Kuvendi ynë që prej vitit 1991, por që asnjë herë nuk është hedhur në “ilegalitet”, prandaj ka mbijetuar deri më sot.”