Orlando-Naço: Italia asistencë për dekriminalizimin, kemi përvojë

446
TIRANË – Ministri i Drejtesise të Italisë Andrea Orlando ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë. Takimin e parë Gentilioni e pati me ministrin e Drejtësisë Nasip Naço.
Në një konferencë të përbashkët për mediat, Naço tha se Italia do të asistojë në procesin e dekriminalizimit të politikës dhe të administratës shqiptare. “Klasa politike duhet të jetë në përputhje me standardet më të larta”, – tha Naço.
“Italia ka kaluar disa problematike që ju po i hasni tashmë, sa i takon raportit mes politikës dhe drejtësisë penale, dhe ne kemi edhe një përvojë të vyer sa i përket praktikës së moskandidueshmërisë nëse kandidatët janë të dënuar, ata përjashtohen. Ligji që e rregullon këtë problem është miratuar vetëm në vitin 2012”, – u shpreh në fjalën e tij ministri Orlando.
Ndërkohë ministri italian tha se e njëjta mbështetje do t’i ofrohet vendin tonë edhe për reformën në drejtësi.
Naço evidentoi fusha të veçanta të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, duke veçuar marrëveshjen reciproke për ekstradimin e të dënuarve.
“Nga vitet 2011-2015 150 persona janë ekstraduar nga Shqipëria në itali. Kemi deklaruar që Shqipria nuk do jetë strehë e krimit, nëse kryejnë një krim nuk kanë për tu fshehur në Shqipëri. 100 persona të dënuar janë transferuar nga Italia”, – tha Naço.
Ministri i Drejtësisë tha se lufta ndaj korrupsioni ka dhënë frytet e para. “Sot kemi 2 gjyqtarë të arrestuar për korrupsion, 2 gjyqtarë të hetuar dhe një prokuror që po hetohet për korrupsion. Lufta ndaj korrupsionit do jetë proces i gjatë”, deklaroi Naço.
Sigal