Orgen Hasanbega: Kam energji dhe dëshirë, për të rikthyer vlerat njerëzore në Bashkinë Memaliaj

669
Me ndarjen e re administrative, Bashkia Memaliaj është një bashki me shtrirje të gjerë edhe me kufij rrethesh të tjerë si Berati, Mallakastra, Skrapari e Përmeti. Tashmë, bashkia Memaliaj është një zonë e madhe, jo vetëm si sipërfaqe por edhe si problematikë konkrete të mbartur në 23 vite dhe të krijuar e të pa zgjidhur vit pas viti, që kërkon zgjidhje emergjente e graduale, për më tepër, që tashmë përmbledh edhe bashkinë Memaliaj, komunën Fshat- Memaliaj, komunën Buz, komunën Luftinjë, komunën Krahës, komunën Qesarat, “hartë” kjo e zgjeruar dhe me kërkesa për t’’u menaxhuar me kujdes. Në garën për të menaxhuar zgjidhjet sociale-ekonomike, infrastrukturore, kulturore, shoqërore e komunitare të bashkisë së Memaliajt në çdo aspekt, garojnë disa emra, mes të cilëve edhe një figurë e njohur e kësaj zone, njeriu aktiv e i përkushtuar Orgen Hasanbega, ose pasardhësi dinjitoz i ”Odës së Hasan Beut” në Toç të Tepelenës, respektuar jo vetëm si kontribut moral personal në atë zonë, por brez pas brezi edhe si traditë historike familjare, që vetëm pak vite më parë, për patritizimin e tij është vlerësuar edhe për kontribute familjare në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare, me jehonë deri në institucionet ndërkombëtare… Me një emër të fuqishëm kontribuesi të madh në të majtën shqiptare (PS), pa mohuar linjën e tij politike, pa shkelur mbi bindjet dhe idealin e tij politik, padrejtësisht i spostuar prej klaneve të interesaxhinjve të njohur në zonë, Orgen Hasanbega po garon si kandidat i pavarur, duke i qëndruar besnik platformës së “Rilindjes”, për të cilën ka bërë familjarisht çdo sakrificë. Në vijim të publikimit të platformave të kandidatëve të 61 bashkive, pa asnjë preferencë politike, Gazeta “Telegraf”, bisedoi më kandidatin e pavarur për Bashkinë Memaliaj, zotin Orgen Hasanbega. 

Cili është angazhimi juaj politik?
Që herët, në moshë të re, kam simpatizuar të majtën shqiptare. Në vitin 2009 kam qenë kandidat për deputet në qarkun e Gjirokastrës, me grupin politik “G99”. Më pas kam qenë aktivist dhe kontribues i PS-së në rrethin e Tepelenës, në çdo fushatë në zgjedhjet lokale e qendrore.
– Ju jeni “simbol” i PS në zonë dhe garoni si i pavarur në memaliaj, përse?
Në përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar të Bashkisë Memaliaj, PS e Tepelenës dhe deputeti i zonës Dashamir Kamberi, nuk kanë dëgjuar zërin e bazës së PS, por “zërin” e interesave të tyre. Aktivistët e PS, iu përmbajtën qëndrimeve të kreut të PS Edi rama, por ato u cënuan nga ata që përmendëm më lartë. Në përzgjedhjen e kandidaturave nuk është respektuar asnjë kriter statutor të PS. Klanet që mbajnë peng PS e Tepelënës, kanë bërë një lojë të ndyrë në kurriz të pretendentëve për kandidatë, duke dëmtuar rëndë së pari, vetë PS-në. Reforma e re Territoriale e ndau rrethin e Tepelenës në 2 njësi administrative, kjo në bazë të zakoneve, traditave, relievit dhe disa faktorëve të tjerë, që janë studiuar mirë nga specialistët përkatës, që kanë bërë një punë të admirueshme. Në garë për të qenë kandidatë të PS-së për Bashkinë Memaliaj ishim disa pretendentë, si profesorë e pedagogë universiteti, mësues, drejtorë, burra e gra të nderuara të krahinës së Toskërisë, të cilët u propozuan në shumicën e organizatave të PS-së në njësinë e re administrative. Por, çudia ndodhi me përzgjedhjen që bëri deputeti Kamberi, pasi, siç thashë më lartë, ai nuk respektoi asnjë normë partiake e shoqërore ose administrative. Krahina jonë, i ka dhënë historisë emra të me personalitet kombëtar e ndërkombëtar, si Tafil Buzi, Ali Pashë Tepelena e shumë figura të ndritura, që janë krenari e historisë së Kombit Shqiptar. Krahina jonë, ka figura të panumërta në art, sport, politikë, kulturë etj. Në përzgjedhjen e kandidaturave, kjo krahinë ka mbetur e ofenduar nga skemat absurde që u palikuan prej atyre që unë unë i cilësova “pronarë të PS të Tepelenës”, pasi nuk u zgjodhën ata që i duehn drejtimit të punëve, por ata që u duhen atyre që i zgjodhën. 

Përse e thoni këtë? 
Sepse, jo PS në qendër, por ndikimi i “tutorëve” të PS të Tepelenës, “importuan” dhe shpallën si kandiatë të PS në Memaliaj, një person me banim dhe gjendje civile në qytetin e Tepelenës, ish-kryetar që në katër vitet 2004-2007 e shkatërroi qytetin Mmealiaj dhe pasi u përzu nga PS dhe nga banorët e Memaliajt me shpërfillje duke mos u kandiduar më, e braktisi qytetin dhe PS, qytet më të cilin përveç kolltukut si kryebashkiak, nuk kishte asnjë lidhje farefisnore, zakonore apo shpirtërore me këtë zonë, i cili u propozua vetëm në 1 organizatë të PS-së, plus që në vitin 2007, ky person ka punuar kundër kandidatit të PS-së për Bashkinë Memaliaj, duke i shkaktuar atij dhe PS humbjen e rëndë.

Pse kryetari i Bashkisë Memaliaj duhet të jetë nga zona Krahës-Buz?
Duke parë gjendjen që u krijua pas publikimit të kandidatit të PS-së, unë me mbështetjen që kam në tërë njësinë administrative, vendosa të kandidoj, për të përfaqësuar krahinën time me gjithë vlerat që kjo krahinë më ka ushqyer e vazhdon të më ushqejë, duke qenë kandidati i parë i regjistruar në gjithë njësinë, për kryetar bashkie. Nuk kam asgjë kundër krahinës nga e ka origjinën kandidati i PS-së për kryetar bashkie në Memaliaj, por zona Krahës-Buz, ka plot vajza e djem të arsimuar e të kulturuar, gra e burra, intelektualë në zë, që rrezatojnë në rreth, në qark e në të gjithë vendin, prandaj do të ishte në nderin e kryesisë së PS-së që të kishte përzgjedhur një prej tyre.
Ç’do të bëni, ju më mirë se çdo kandidat tjetër?
Siç e kanë thënë edhe njerëz të mëdhenj të rangut botëror, që ta bësh një vend, duhet ta duash atë. Kështu që arma ime është dashuria për gjithë krahinën dhe do të shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e mia individuale, shoqërore e zyrtare për të bërë që kjo krahinë e nderuar të ketë sa më shumë rrugë të mira, të ketë sa më pak probleme me ujin dhe energjinë elektrike, të shfrytëzojmë projekte për zhvillimin e bujqësisë, vreshtarisë, blegtorisë, bujqësisë, të shfrytëzojmë të gjitha resurset natyrore, turistike e historike, për t’i vënë këto të mira në funksion të begatisë së ekonomive familjare. Gjithashtu, gjithë punonjësit e administratës do të jenë banorë të krahinës e jo të importuar. Si sportdashës, do të ndikoj që të bëhen investime të vazhdueshme për terrenet sportive. Po ashtu, si njeri që e dua kulturën dhe artin e kombit tim, do të punoj për rimëkëmbjen e institucioneve lokale të artit e kulturës.
Sigal