Organizatat e shoqërisë civile: Reforma në drejtësi, jo transparente. Institucionet e reja nuk informojnë

369
Sigal

Organizatat e shoqërisë civile që po monitorojnë reformën në drejtësi, në një takim të zhvilluar sot kanë shprehur shqetësimin për një sërë problemesh në gjithë procesin dhe ngritjen e institucioneve të reja.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike renditi të paktën 12 probleme serioze që lidhen me mënyrën sesi po ecën procesi. Ai hodhi dyshime mbi pavarësinë e emrave që kanë marrë drejtimin e institucioneve.

‘Kryetari i KLP s’mund te shoqërohet me Prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohe kur KLP organizon garën për kryeprokuror. KLGJ s’mund të shoqërojë si pjesë delegacioni Ministren e Drejtësisë, e cila ka lëshuar edhe deklarata të njëanshme për reformën në drejtësi’,- tha Krasniqi.

Imazh i ngjashëm

Pjesë nga diskutimi i Afrim Krasniqit:

1. Debati politik i karakterizuar nga ngjyrimi bardh e zi, jo nga juristë por politikanë.

2. Duket se reforma nuk shihet me si prioritare nga partitë politike. Duket se ja kane lënë në dorë ndërkombëtarëve.

3. Vonese e dukshme në elementë të reformës. 3 anëtare të KLP ende pa vendim përfundimtar, ndërkohë që ata marrin vendime me pasoja për popullin dhe procesin.

4. Shohim qe KLP,KLGJ, KED, nuk duan te monitorohen e te japin informacion, kane rezistence për të qënë sa më publike. Kane në ambientet e mbledhjeve të tyre vetëm 3 karrige për 3 organizata duke kufizuar mundësinë e organizatave të tjera për të monitoruar, ndërkohë që sa me shumë të jemi aq më mirë është.

5. Kryetari i KLP s’mund te shoqërohet me Prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohe kur KLP organizon garën për kryeprokuror.

6. KLGJ s’mund të shoqërojë si pjesë delegacioni Ministren e Drejtësisë, e cila ka lëshuar edhe deklarata të njëanshme për reformen në drejtësi, shtuar këtu që Ministrit të Drejtësisë me ligjin e ri nuk i jepet asnjë atribut gjate implementimit te reformes.

7. Komisioni Parlamentar i Monitorimit të reformës duhet të kishte qenë shumë herë më aktiv, gjë që s’ka ndodhur.

8. Për ILD, s’mund te thuash qe te vijnë njëherë CV e me pas do te përcaktojmë metodologjinë e përzgjedhjes. sepse kjo krijon abuzivimem. Duhet te hartohet metodologjia e me pas hapet gara për dorëzimin e CV te kandidateve. Nëse këta vazhdojnë me sëmundjet e KLD, trondit besimin e publikut.

9. Reforma, suksesi i saj nuk duhet parë te ata që po largohen, por se si do jene ata që do qëndrojnë e ata që do vijnë në sistem. 80 veta si në furgon lëvizës që aplikojnë në institucionet e reja të drejtësisë. I kemi dhe avokatë qe mbrojnë klientët e tyre, i shohim dhe duke mbajtur qëndrime politike publikisht, dhe duan edhe të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

10. Për mua, pavarësisht se nuk me shkon si profesor, është më mire t’i shtyjmë gjërat në kohë, sesa ti bëjmë gjysmake dhe te përkohshme.

11. Ne parlament ka ende 3-4 ligje qe duhen miratuar ne kuadrin e reformës dhe është e habitshme qe edhe tani qe s’ka opozite, mazhoranca vonon miratimin e tyre ne kohe.

12. Kemi hartuar një komentar për profesionistet e rinj për ndryshimet kushtetuese, pasi vërehet mungese e theksuar informacioni te studentet e drejtësisë, por edhe te vetë pedagogët.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, jo serioze

Erida Skendaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar i Helsinkit, deklaroi se procesi i Vettingut ka probleme me transparencën. Ajo tha se përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk janë lejuar të jenë pjesë e seancave të këtij procesi. ‘Qe ne momentet e para te Vettingut, probleme te mëdha me transparencën e procesit dhe organeve te reja. KED ka probleme te theksuara me transparencën për shkak edhe te rregullores qe ka hartuar. Nëse ndërkombëtarët lejohen, pse mos te lejohemi dhe ne si organizata të shoqërisë civile’,- tha Skëndaj.

Drejtuesja e KSH deklaroi se ka një mungesë serioziteti nga ana e drejtuesve të institucioneve të reja, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e tryezave publike ku të flasin për ecurinë e reformës.

Gjithashtu ajo citoi dhe rezultatet e një sondazhi të kryer nga këto shoqata, ku më shumë se 63 % e qytetarëve nuk kanë besim të Vettingu. ‘Keqardhje që përfaqësuesit e institucioneve te reja te drejtësisë nuk kanë pranuar ftesën për te qene prezent në këtë tryezë sot, e cila flet pe seriozitetin e tyre. Prezantoi rezultatet e sondazhit te KSHH: 400 qytetare, ku 60% mosbesues se reforma do te sjelle gjyqtare e prokurore profesioniste e me integritet’,- tha Skëndaj.

Gjithashtu edhe Gerta Meta, drejtuese e Koalicionit te Vëzhguesve Vendore shprehur rezerve që lidhen me transparencën e institucioneve të reja të drejtësisë.