Organizata Reporterët pa Kufij: Shqipëria e 75-ta në botë për lirinë e shtypit. Ende censurë, rruga drejt BE-së e gjatë

650
Shqipëria renditet e 75 në botë për Lirinë e Shtypit në vitin 2018, me një përmirësim të ndjeshëm me një shkallë nga viti i shkuar. Sipas raportit, asnjë gazetar nuk ka humbur jetën gjatë këtij viti, si dhe nuk shënohet asnjë humbje jete të një asistenti apo pjesë e industrisë së medias në 2018 në krye të detyrës. Indeksi më tej tregon se, një raport i përbashkët që RSF dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), të publikuara në mars 2018, gjetën shumë probleme me mediat e Shqipërisë. “Standardet rregullatorë manipulohen në interesat e qeverisë dhe pronësia e mediave elektronike përqendrohet në duart e disa biznesmenëve të mëdhenj. Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale.”- thuhet në këtë publikim. Indeksi gjithashtu citon se “ata që vazhdojnë të punojnë si gazetarë janë të ekspozuar ndaj klimës së fyerjeve, disa prej të cilëve vijnë nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka quajtur gazetarët “plehra”, “helme” dhe “armiq publikë”. Në rajon situata duke e tillë: Maqedonia renditet e 109-a, Kosova e 78-a, Mali i Zi e 108-a, Serbia e 76-a, ndërsa kryeson listën me renditje më të mirë, Bosnjë dhe Hercegovina e 62-a në botë dhe e para në rajon. Në rang botëror, kryesojnë me lirinë më të madhe të shtypit Norvegjia, Suedia dhe Holanda. Të fundit në listë janë Siria, Turkmenistani, Eritrea dhe Koreja e Veriut. Organizata Reporterët pa Kufij çdo vit, prej vitit 2002, publikon Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë në 180 vende, përfshirë nivelin e pluralizmit, pavarësinë e mediave dhe respektin për sigurinë dhe lirinë e gazetarëve.
Raporti i ‘Freedom House’ për lirinë e mediave: Është duke u përballur me kërcënime të reja
Freedom House vlerëson në raportin më të ri për lirinë e medies së ajo është duke u përballur me kërcënime të reja në demokracitë e mëdha, si dhe në shtetet shtypëse, ku autoritetet po përqendrojnë përpjekjet e tyre në mediat sociale dhe platformat e tjera në internet pas goditjes së pavarësisë së mediave tradicionale. “Udhëheqësit populistë sot paraqesin një sfidë të re dhe në rritje për lirinë e shprehjes në shoqëritë e hapura dhe ndërhyrja nga Rusia dhe Kina e ka shtuar kërcënimin”, tha Michael J. Abramowitz, president i Freedom House. “Sulmi ndaj lirisë së shtypit është një sulm kundër një institucioni thelbësor të demokracisë. Udhëheqësit e zgjedhur që përpiqen të diskreditojnë raportimin faktik dhe kritik po dëmtojnë llogaridhënien demokratike dhe debatin e arsyetuar politik”, citohet të ketë thënë ai. Në raport theksohet se demokracia u përball me krizën më serioze në dekada në vitit 2017, pasi parimet themelore të saj – përfshirë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e pakicave, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit – u sulmuan në mbarë botën. Shtatëdhjetë e një vende pësuan rënie në të drejtat politike dhe në liritë civile, me vetëm 35 që shënuan përparim. Kjo shënoi vitin e 12-të radhazi të rënies së lirisë globale. Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga roli tradicional si kampion dhe një shembull i demokracisë në mes të një rënieje të përshpejtuar të të drejtave politike dhe lirive civile. Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017, 88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira. Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Maqedoninë,


Sigal