Organet e vettingut/ Avokati i Popullit dorëzon në Kuvend listën dhe dosjet e aplikantëve

403
Avokati i Popullit dorëzoi sot në Kuvendin e Shqipërisë, listat dhe dosjet e kandidatëve aplikues që plotësuan dokumentacionin e munguar për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Sakaq, Kuvendit iu përcollën edhe rekomandimet e hartuara nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)
ONM vlerësoi se 84 aplikantë plotësonin kriteret, ndërsa 17 aplikantë janë vlerësuar me rekomandim negativ.
Nga lista që nuk plotësonin kriteret formale, 70 janë vlerësuar me rekomandim negativ, ndërsa 67 aplikantë janë parë si të përshtatshëm për shqyrtim nga Kuvendi.
NJOFTIMI I AP
Avokati i Popullit në përmbushje të detyrimeve ligjore për zbatimin e Reformës në Drejtësi, në bazë të Vendimit nr.18/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, “Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e Rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentacionit”, si dhe ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dorëzoi sot, në Kuvendin e Shqipërisë:

1- Listën me kandidatët që kanë përmbushur kriteret formale për secilin pozicion (84 kandidatë)
2- Listën me kandidatët që nuk kanë përmbushur kirteret formale për secilin pozicion (109 kandidatë)
3- Letrën e zj. Genoveva Riuz Calavera, drejtuar Avokatit të Popullit për përcjelljen e vlerësimit dhe rekomandimeve të vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
4- Rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit;
5- “Protokollin për vlerësimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (2)” , midis komisionit Ad-Hoc për mbështetjen e Avokatit të Popullit, në lidhje me reformën në drejtësi dhe nga ana tjetër prej ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
6- Stafet e Kuvendit dhe të Avokatit të Popullit do të fillojnë procesin e inventarizimit të dosjeve për secilin kandidat.
Sigal